• |
ide | kryesore

Johnny Depp në një romancë të re dashurie

Paparazzi, Slider


Johnny Depp thuhet se ka nisur një lidhje të re dashurie.

Aktori i Pirates of the Caribbean dhe modelja Yulia Vlasova, 29 vjeç, po takohen, thotë një burim për PEOPLE, duke sqaruar se ata ende nuk e kanë zyrtarizuar romancën.

Depp dhe Vlasova mund të shihen afër njëri-tjetrit në fotot në Instagram të kapura dhe publikuara nga The Daily Mail, disa prej të cilave janë fshirë në platformën e mediave sociale. Në një postim, Vlasova e quajti Depp “tepër të talentuar dhe frymëzues”, sipas medias.

Depp ishte i martuar më parë me Lori Anne Allison në vitet ’80, dhe më vonë me ish-gruan Amber Heard.

Pas gjyqit të tij për shpifje në Virxhinia kundër Heard, 38 vjeç, Depp u takua me Joelle Rich, një avokate që e përfaqësou atë në padinë e tij të mëparshme në Mbretërinë e Bashkuar. Një burim tha në atë kohë se marrëdhënia e tyre ishte “jo serioze”, përpara se PEOPLE të konfirmonin se ishin ndarë.

Në maj, një burim i brendshëm i tha PEOPLE se Depp “po i jep përparësi shëndetit dhe mirëqenies së tij shumë më tepër këto ditë” ndërsa jeton në Londër. “Ka shumë energji të mirë dhe ai e rrethon veten me një grup të mirë njerëzish,” tha burimi i brendshëm.

 

 

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *