• |
ide | kryesore

Panorama skizofrenike e bëmave të SpiroPalit

Arkiva, Kryesore, Lajme
elisa panorama



Gazeta Panorama dhe mediat e tjera të grupit Focus janë shndërruar në një ditar besnik të delireve të kryeparlamenares Elisa duke i kushtuar çdo ditë aq artikuj qesharakë sa dhe Zëri i Popullit i dikurshëm nuk i ka shkruar së bashku dy byroistëve Spiro & Pali. Në titujt e mediave të Irfan Hysenbelliut, që vijon të vetëetiketohet si i persekutuar i kësaj qeverisjeje, gjen të dokumentuar çdo hap që ka hedhur, çdo dorë që ka shtrënguar dhe çdo njeri të parëndësishëm që ka pritur Mamica e Skënderbeut modern.

Këtë të premte ishte përshkruar gjatë një miting rutinë i Spiropalit në Horën e Arbëreshëve në Itali ku nuk kishte asnjë lajm të ri dhe nga e cila kanë kaluar pa përjashtin të gjithë politikanët shqiptarë. Artikulli për këtë eveniment ishte pafundësisht i gjatë madje i shoqëruar edhe nga fjala e kreytares, e botuar e plotë. Por në fakt çdo ditë ndodh kështu. Që prej një muaji, kur Spiropali u zgjodh me 75 vota në krye të kuvendit, pavarësisht se ç’farë bën apo thotë, ajo nuk mungon asnjë ditë në Panorama dhe Balkanveb. Të enjten qe botuar i plotë një status për Abdyl Frashërin. Pak ditë më parë një i tillë me fjalë standarte për Nënë Terezën. Më tej akoma një status për festën e Abaz Aliut, ku brenda tekstit të botuar të plotë gjendeshin edhe banalitete të tilla: “Qindra mijëra pelegrinë, besimtarë bektashianë, por edhe të të gjitha besimeve, qytetarë nga Shqipëria, diaspora dhe bota, çdo fundgushti në datat 20-25, ngjiten, festojnë e gëzojnë në Olimpin shqiptar”.

LEXO ME TEJ:

Profil/ Elisa, vajza që di të përkëdhelë ëndrrën e shefit të vet

Por e gjitha nuk mbaron këtu. A thyen Eva Buzo rekordin e kalimit me not të Adriatikut? Mediat e Irfanit nuk e kalojnë dot këtë ngjarje pa raportuar se ç’mendon Elisa. A pret kreyeparlamentarja në zyrën e saj, Mary Camajn, të renë shqiptaro amerikane, që veshi xhubletën, në “Columbia University”? Kjo gjë trajtohet me rëndësinë e një scoop-i botëror. A bën status Rama për peshngritësit që morën medalje olimpike? Si një titull i veçantë nuk mund të mos raportohet edhe statusi i ish të preferuarës së tij.

Video/ Si u tall Skënderbeu me Mamicën në Shkodër

Pra Panorama dhe Balkanveb kanë shndërruar në politikë botuese këmbëngulëse raportimin për publikun e gjërë të banaliteteve të tilla që janë aq meskine sa edhe një grua do përtonte ti’a tregonte bashkëshortit, kur kthehet në mbrëmje nga puna në shtëpi. Asnjë lëvizje, ide politike apo propozim në favor të qytetarëve, pa folur për kritikv apo kontroll që roli real i pushtetit të katërt, por thjeshte kronika qokatare. 

Psh kanë ardhur disa ambasadorë shqiptarë me pushime në gusht dhe pinë kafe me Elisën, ky fakt nuk mund të humbet pa u shkruar. Bën një takim në selinë e kuvendit ambasadori turk, këto media e japin të plotë komunikatën e nxjerrë nga zyra e Elisës.

FOTOLAJM/ Mos e humbni vështrimin e Elisa Spiropalit kur flet Rama në Asamble

Po të kontrollosh në google me hashtagun “kryeparlamentrja Spiropali”, nuk ka ditë që nuk gjen një titull për të tek mediat e Focus grup.

Natyrisht në këtë vend ndodhin gjëra shumë më të rënda sesa kjo marëdhënie prej delirantësh që kërkojnë kurim. Por, ky fenomen ka rëndësi për disa arsye. E para, sepse deri këtu ka degraduar angazhimi i atyre që konsiderohen media opozitare dhe të persekutuara nga regjimi.

Dy video/ Gara qesharake me turistë mes Elisës dhe Ulsiut

E dyta, për humbjen e sensit të realitetit të atyre që janë në pushtet, të cilët me sa duket janë kaq të dehur, sa që kujtojnë se publiku duhet njohur me çdo duhmë gazrash që lëshojnë nga gropat e tyre. Prandaj përgatisin komunikata që botues si ata të Panoramës ua botojnë të gatshme. Dhe së fundi për të kuptuar raportin që mediat kanë vendosur me lexuesit e tyre, duke i propozuar ta vështrojnë botën përmes syve të Elisës.

©Lapsi.al 

 

 

 

 


28 Comments

  1. Irfani te paguaj rroget e punonjeve se ka nga tre muaj qe nuk paguan dhe ai e djali i tij pijne shampanje e vetura luksi por keshtu ndodh kur kapteri behet biznesmen.

    1. Po qenke koqe o Bushat, apo qenke trap o Shkullak.
      Po Spirua është nr.2 i shtetit, sipas protokollit qeveritar.
      Kjo është e keqja e ju Berishistëve. Nuk keni ide nga ndërtimi i shtetit.
      Hierarkia është kjo:
      1 – Presidenti, i pari.
      2 – Kryetari i Parlamentit, i dyti.
      3 – Kryeministri, i treti.
      4 – Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, i katërti.

      1. Po me koqe qenke zotrote qe nuk e di kush eshte i pari,je dhe patronazhiste pale.
        I pari eshte Ramazoni o patronazhisto pastaj jane 1000 vende bosh,me pas i vjen radha ketyre servilave dhe ne fund vjen populli dele rud .
        Kjo eshte renditja e hirarkise shteterore ne Albanistan😂😂😂

  2. keta mjaftistet qe do shpetonin vendin dikur ,qe betoheshin per ndershmeri e se populli po vidhej cdo dite,me rastin e pare kaluan ylberin dhe u bene edhe me te urryer seç ishin…….

    1. Sa jetojnë librat? Pyetje e pa kuptimtë, ndoshta jo e formuar mirë. E megjithatë librat i rezistojnë kohes në rraport me të vërtetën, me ligjet qe njeriu ka bere per njerëzit. Por së pari rraporti i shkrimtarit poetit qe ka me Atin e Gjithëpushtetshëm.
      Vjenë momenti që njerëzit duhet të përballen me të vërtetën.

      Migjeni
      Recital i Malsorit

      Mali hesht- dhe unë në heshtje qesh.
      E unë vuaj – dhe në vuajtje vdes.
      Po unë, kur? heu! kur kam për t’u qesh ?
      Apo ndoshta duhet ma parë të vdes?

      O, si nuk kam një grusht të fuqishëm !
      Malit, që hesht, mu në zemër me ja njesh!
      Ta shof si dridhet nga grusht’ i paligjshëm…
      E unë të kënaqem, të kënaqem tu’ u qesh.

      Migjeni, poeti qe vdiq i ri, por i ka rresistuar kohës.
      Nuk duhen shumë libra, për të thënë të vërtetën.

  3. Si do perfundojme ma Yahoo… Qeshim nga marazi se sqajme dot ncncnc…… Veni dhe shoqeria po’ lulezon pozitivisht ! Jashtzakonisht mir fare jemi . Ma mir skena ku shkojme . Shendritje rishkerdhyse .

  4. FALJA ËSHTË HYJNORE, KORRUPSIONI ËSHTË DJALLËZOR!

    Burri: Ku jam këtu?

    Djalli: Në Ferr.

    Burri: Paskam vdekur dmth. Pse vdiqa?

    Djalli: Këto janë punët e Zotit.

    Burri: Pse përfundova në Ferr? Kështu pa gjyq fare?!

    Djalli: Ç’ke bërë, më thuaj?

    Burri: Isha i martuar, por nuk shkoja mirë me gruan dhe bridhja me një dashnore.
    Pas nja dy vitesh gruaja e morri vesh, më kapi mat, i kërkova falje, u pajtuan, e kështu e lashë dashnoren. Por pas tre vitesh dikush më spiunoi që gruaja kishte 3 vite që ma dridhte me dikë tjetër. E kapa mat. Më kërkoi falje. Biseduan, u pajtuam. Vendosëm që nuk e do tradhtonim më njëri tjetrin. Vazhduam bashkë nja 5 vite por pastaj e kuptuam që martesa e kishte humbur qëllimin, nuk mund të rrinim më bashkë. U ndamë.

    Djalli: Kaq? S’ke bërë gjë tjetër më të rëndë?

    Burri: Pasi u ndamë, unë gjeta një punë të mirë, post publik, rrogë e mirë dhe korrupsion sa të doja. Bëra aq korrupsion dhe vjedhje sa u pasurova shumë shpejt. Madje isha dhe i zoti për këtë gjë, më parë nuk e dija se nuk më kishte rënë rasti. Kot s’thonë që rasti e bën njeriun hajdut. Korrupsionin nuk është se e solla unë atje, atje ishte sheshit, pra nuk ishte “mëkat”!

    Djalli: Dmth paske vjedhur fonde dhe para publike.

    Burri: Po. Si të gjithë në ashtu punësh publike! Tani për çfarë përfundova në ferr? Për tradhëtinë bashkëshortore, apo për korrupsionin dhe vjedhjet? Se me gruan unë u morra vesh për tradhëtitë, i kërkuam falje njeri tjetrit, pavarësisht se në fund u ndamë. Falja është hyjnore.
    (Ndërkohë burri sheh që në muret e korridorit të Ferrit ishin vendosur shumë ora të shteteve të ndryshme).

    Burri:Ç’janë këto ora nëpër mure?

    Djalli: Këto tregojnë korrupsionin e shteteve të botës.

    Burri: Po ora e Shqipërisë, ku është?

    Djalli: Atë e kam marrë unë në zyrë e përdor për ventilator.

    1. Korrupsion e vjedhje të mëdha si te barsaleta më sipër janë gjëra që ndodhin edhe në filma-do thoshte Mamica Spiropali.

      PS: Sa për tradhëtinë bashkëshortore, gruan apo burrin po tradhtuan, mos e mbaj fare martesën, është e kot, sidomos gruaja. Pavarësisht se po të tradhëtoi gruaja për një burrë më të pasur, është idiote, po të tradhëtoi për një burrë më të bukur është aventuriere. Po të tradhëtoi se nuk je burrë, aty e ke fajin vetë pastaj.

  5. listat që do të prodhojnë Sali Berisha, Lulzim Basha, Dash Shehi, Fatmir Mediu e Agron Duka.

    Një fotokopje që e kanë parë e stërparë për 33 vjet. Maksimumi, “tigrat e zbutur” do të bërtasin pas shtatorit, duke kërcënuar se do bëjnë namin deri në zgjedhje. Po janë të njëjtët, ata që i gjithë elektorati ja ka mësuar jo vetëm huqet e veset, por edhe gjuhën e trupit.Lapsi kritikon grupin Fokus dhe ben te njejten gje me spiropalin duke e ngritur kete grua lart me gjoja kritik

  6. Korrupsioni është nëna e gjithë të këqijave se shkatërron meritokracinë, e si rrjedhim çdo gjë shpërndahet me pabarazi nga ata që kanë pushtetin. Fania pronari i News24, e di mirë këtë gjë. Prandaj dikur i lëpihej Ramës (në atë kohë gazeta Panorama publikonte përditë lajm kryesor sikur rriteshin pensionet dhe sikur po shpërndaheshin tapi pronash) dhe morri rezortin, por nuk u ngop, dhe u prish me Ramën pastaj dhe Rama i prishi një pjesë të rezortit. Tani me sa duket paska filluar prapë sahanlëpirjen Irfani. E ç’rëndësi ka kjo për popullin. Rëndësi ja që Elisa nuk është aventuriere, nuk është vagabonde, dhe s’ka prova që është e korruptuar. Ajo thjesht lëpihet si Mamicë për të shkuar lart e më lart.

    PS: Thuhet se këta të rilindjes janë orgjillarë, pra është çik e çuditshme si ngjitet Spiropali lart në shkallët e karrierës pa korrupsion e pa lënë bythën. Nejse, bravo i qoftë. Për sa kohë ska prova, ngelet thjesht Mamica e Skënderbe Ramës.

    1. Ore, unë nuk di që të kesh qenë pjesë e Mjaft-it të Sorosit , apo shoqatave të tjera të tij, e mos të jesh ose homoseksual, ose “pak kurvë mundësisht lesbike” , ose të korruptuar. Psh, Lali Eri! Altin Goxhaj që ka qenë pjesë e shoqatës së Sorosit e kuptoi sa të korruptuar e sa bythqima ishin dhe u largua. Sorosi është promotori kryesor i “prindi1&prindi2”. Lali Eri “martoi” në taracën e bashkisë atë çiftin e lesbikeve. Dhe ndikimin e tij te politika e vendeve të ndryshme Sorosi e bën me korrupsion.

      1. Hajdutllëkun, e ka ves Rilindja? Apo parim për të ecur për-para? thotë:

        Sido që të jetë Elisa apo Lali Eri, fakti është që kemi një opozitë të mbaruar që mezi mbledh dhjetë vetë para bashkisë, dhe një grusht militantësh poshtë ballkonit që iu duket Saliu si mbret. Në këto kushte Ramës nuk I ngelet gjë tjetër veçse të dalë e të përgënjeshtrojë deklaratën e Shalsit dikur. Pra, Rama duhet të premtojë publikisht që: “KËTO 12 VITE ISHIN HERA E PARË DHE E FUNDIT QË VODHËM KAQ TRASHË. Sepse kaq hapur u bë nga dardhaxhinjtë. Mandatin tjetër nuk do vjedhim më kaq trashë. Po vodhëm trashë prapë, mos na votoni më”.
        Të themi “të drejtën”, Rama s’dinte gjë, ishte i paaftë. Nga paaftësia nuk hiqet tjetri nga puna. Ai falet. Falja është hyjnore, dhe koka e falur nuk pritet edhe pse mund të jetë koka e peshkut që qelbet. Populli sigurisht do gënjehet, një pjesë do bëjë sikur do e hajë sapunin për djathë, se i pashpresë nga opozita, përgjithësisht i shpopulluar, dhe një pjesë e madhe e atyre që votojnë janë peng i punës dhe rrogës në administratë, e si rrjedhim do votojnë rilindjen, se po erdhi opozita prapë do I heqin, kështu që sigurohet edhe fitorja në 2025 e Bablokut. Gjithë lufta e opozitës po bëhet për ca karrige më shumë në parlament, jo për fitore. Tashmë ata po perfeksionohet në justifikimin e humbjes. Radhën e fundit bënë dhe libër për këtë punë. Nuk i pordhi kush, po ç’rëndësi ka! Imagjino si është katandisur opozita, humbi edhe pas skandalit të Gjicit! Këtij populli nuk I bën më gjë përshtypje! Është bërë palë me të keqen ose i pafuqishëm për të reaguar, se nuk ka shpresë te opozita e korruptuar dhe e mbaruar.

        1. Mjekra nuk të bën Skënderbe e as Ismail. Mamicë nuk të bën sahanlëpirja! thotë:

          Skulptori denoncon skandalin: Rama bën atë që nuk e bëri as Enveri, Skënderbeu me fytyrën e vet!
          Deliri i madhështisë duket se nuk ka fund për kryeministrin Edi Rama. Ai që quhej ‘Skëndërbeu i Spiropalit’, tashmë duket se e beson edhe vetë që është me të vërtetë ‘Skënderbe’ dhe këtë fakt e ka denoncuar një shqiptar në prezantimin e bustit të Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut te Arbëreshët në Itali.
          Sipas denoncimit të Alban Çakallit, i cili është marrë me skulpturë, busti i Skënderbeut i prezantuar në Itali, ku ka marrë pjesë edhe Elisa Spiropali, është busti i Ramës, me përkrenaren e Skënderbeut.
          ‘Ju them me plot bindje që ky busti është Rama identik. Skulptori që e ka bërë duhet të japë shpjegime se përse ka vendorsur ta bëjë Ramën me përkrenaren e Skënderbeut’, shkruan qytetari në Facebook.

          Postimi i plotë i Alban Çakallit:
          PO shikoja Elisen qe kishte shkuar me ngrit bustin e Rames ne Itali te Arbereshet. Jam marre shume vite me skulptur, dhe e njoh deri diku skulpturen. Ju them me plot bindje qe ky busti eshte Rama identik. Skulptori qe e ka be duhet te jape shpjegime se perse ka vendorsur ta beje Ramen me perkrenaren e Skenderbeut.

          (Gazeta Sot, 31/08/2024, 20:22)

          ——————

          PS: S’faj Elisa! Shtatorja është dhuratë e Shoqatës “Hora e Skënderbeut“ nga Cyrihu i Zvicrës . Por Ata të rilindjes janë spiropalizuar të tërë. Dhe po të porosisnin shtatoren e Skënderbeut e bëjnë me vizionin e surratit të Ramës. Nëse shoqata është vegël e Ramës apo i kanë dhënë paratë rilindja, është problem tjetër. Servilat e rilindjes që t’i bëjnë qejfin Bablokut , janë të gatshëm për gjithshka, se e dinë që ai ka kapur çdo institucion, kështu ai do lëshojë ndonjë llokmë për ta , ndonjë post apo tender a koncesionpo të lëpihen. Iu është bërë Rama si Enveri. Dhe s’ka shumë faj ai skulptori që thotë se e ka bërë fytyrën e Skënderbeut si të Ramës. Se ne e krahasojmë me portretin e Skënderbeut me kalë në shesh në Tiranë, ku tiparet janë më ndryshe duke filluar që nga mjekra që është e gjatë dhe jo e rrumbullakosur si e Ramës apo Ismail Qemalit. Se Rama në fakt tenton t’i ngjajë Ismailit. (Rama është marioneta e Sorosit në Shqipëri, kurse Ismaili ishte pjesë e një llozhe masonike në Turqi. Dhe kur nuk iu bind urdhrave të Perandorisë ata e helmuan. Por Rama nuk është aq trim dhe aq patriot sa Ismaili. Rama është thjesht një karagjoz i korruptuar që do të bjerë në sy të botës demokratike me atletet dhe çorapet. Fasadë, se rëndësi për të ka të dukesh dhe jo përmbajtja.) Nëse Skënderbeut në Sicili, do ia kishin bërë mjekrën e gjatë, as doktori nga ballkoni nuk do ta bënte telendajën që bëri sot në darkë.

          Sidoqoftë keni një artikull tjetër mbi imazhin e Skënderbeut, te gazeta Dita Publikuar në 15 Dhjetor, 2023 :
          FOTO: Gazetari nxjerr pikturën e zhdukur, në kërkim nga Interpoli: Ky është portreti real i Skënderbeut.

          Siç thotë një shprehje: Nëse doni të vërtetën shkoni te Zoti. Mqs Zoti ka rënë, ( tashmë është një gënjeshtër e madhe, e ta dinte Skënderbeu do kishte shkulur mjekrën nga inati), shkoni te Papa, në Vatikan se ai me siguri duhet të ketë ndonjë pikturë portret origjinal të Skënderbeut mqs është edhe Atleta Kristi. Një çudi tjetër është që ç’do një Atleta Kristi si Skënderbeu me një përkrenaren me kokën e dhisë (simbolin e Djallit)? Te shtatorja që u përurua në Hora e Arbëreshëve (Piana degli Albanesi) në Sicili të Italisë i kishin vënë te shpatulla edhe një si kokë dhelpre mos gaboj. Po kjo ç’ishte? Ku mbante Skënderbeu të tilla gjëra veshur me hekurishte gati për luftë?

          Pavarësisht gjithë debatit, mjekra nuk të bën prift dhe as Skënderbe. Skënderbe të bën patriotizmi, atdhedashuria, trimëria, zgjuarsia.
          Pastaj se ka skulptorë berbera që qethin mjekra shtatoresh bronzi, kjo është problem tjetër. E rëndësishme është që Skënderbeun nuk e bënë të veshur me atlete!!!

          1. Ore, mos Rama vesh atlete gjithandej nëpër takime zyrtare nëpër Europë se i duket vetja si Skënderbe modern me atlete? Skënderbeu qe Atleta Kristi me përkrenaren kokë e dhisë me brirë, simbolin e Djallit. Rama është mason Sorosian (=një sekt djallëzor) veshur me atlete. Djalli thonë vishet me “prada”, por Rama me atlete, se krenaria më e madhe është shpopullimi i rreth 1 milion shqiptarëve gjatë 12 viteve sundim. Djalli maksimumi shpopulloi Adamin dhe Evën nga kopshti i Edenit. Madje nuk i shpopulloi ai por Zoti, edhe pse i njëjti ishte që bënte dy rolet, duke logjikuar mbi përrallën e biblës ku në kopsht nuk mund të hynte askush. Sidoqoftë dhe për aq e dënoi Zoti gjarpërin. Kurse Rama vjedh, shpopullon, mashtron, varfëron popullin, dhe as drejtësia s’e kap dhe as Zoti nuk e dënon. Normalisht që Elisës do i duket si Skënderbe e si Perëndi. Se shkollën ia dha Sorosi dhe karrierën ia dha Rama. Kush ishte Elisa aman!!!

  7. Ambasciata dell’ Italia a Tirana

    Buongiorno Signore,

    Mi chiamo Zef Begeja, atualmente residente in Albania

    Oggetto: La socita’ New Costruzioni SRL, sede legale , Via Domodossola 17 , 20145 Milano MI, Italia

    Referimet per quando sopra, per altro specificatto , con la denoncuar depositato presso la Procura della Repebblica di Torino.
    Tale sociata’ considerato imbroglio come da prescrizione . Chiedo gentilmente di sapere se la societa’ e stata dismessa , per quando avevo richiesto .
    In atesa della Vostra risposta ufficiale,

    Con l’occasione porgo
    Distinti Saluti,

    Zef Begeja

  8. Sapo shqiptarët gjejnë diktatorin menjëherë më pas loja mbaron!
    Të gjithë marrin formën e enës ku janë futur……
    Kjo bën që çfarëdo gjëje që ndodh më pas është thjesht qesharake

  9. Nje idiot e quan me trendafilitet median kazan.Ne fakt media ne Shqiperi eshte gjiriz dhe nevojtore ne kuptimin lapidar te fjales. Me bindje te plote e them se askund ne bote,ASKUN,nuk ka media kaq kriminale dhe kaq katunare,po kaq dhe te inkriminuar.

    1. Shipnia,Veni ku Morr Baze e Muhamut Velia,thirren gazetare………….. MEDET per Venin e njerzt e atij Veni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *