• |
ide | kryesore

Rrëfimi i djalit të Kenedit: “Madonna një makinë seksi”

Arkiva, Paparazzi
madona.png



Në SHBA po flitet shumë ditët e fundit për librin “The good son: Jfk Jr and the mother he loved” (Djali i mirë JFK Jr dhe nëna që deshi” i gazetares Christopher Andersen që tregon jetën, vdekjen dhe shumë prapaskena të John John Kennedy, djalit të presidentit amerikan të vrarë në Dallas dhe për jetën dhe vdekjen e tij në një aksident ajror në vitin 1999.

Kennedy Jr kishte famën e një joshësi të papërmbajtshëm dhe që kishte shkuar në shtrat me pothuajse të gjitha femrat më të famshme të Hollivudit. Mes të cilave, njëra për të cilën flitet shumë është sigurisht Madonna, të cilën ai e ka njohur pas një koncerti në “Madison Square Garden” në Neë York në 1985-ën.

"Una makinë seksi" e ka përshkruar këngëtaren vetë John John. Lidhja e tyre nisi në 1988-ën dhe vijoi në fshehtësi të plotë dhe me takime klandestine. Nëse martesa e Madonna me aktorin Sean Penn ishte zyrtarisht e mbyllur Kennedy ishte zyrtarisht i fekuar me Christina Haag që nuk e zbuloi kurrë tradhtinë e të fejuarit.

Një nga personat e pakët që ishte në djeni të këtij fakti ishte nëna e tij, Jacqueline, që nuk e fshehu kurrë mospëlqimin për yllin e muzikës.

Veç të tjerash ish-zonja e parë e SHBA-ve nuk e ka toleruar kopertinën e reviztës “Life”, në të cilën Madonna pozonte e trukuar e veshur si Marilyn Monroe, kërcënimi më i madh për martesën e saj me JFK. /përktheu lapsi.al/