• |
ide | kryesore

Blushi denoncon: Kështu vjedh Rama me ARMO-n

I pakategorizuar
ben-blushi4_1.jpg



Megjithëse dështoi të shpinte në parlament një shishe me ujë të qelbur nga ai që janë të detyruar të pijnë banorët e Zharzës për t’ia dhnë ta pijë ndonjë nga anëtarët e kabinetit (Blushi pretendoi se i’a ka sekuestruar garda) Blushi ka goditur sot fort në parlament aferat e Edi Ramës me rafinerinë e përpunimit të naftës ARMO.Ai akuzoi kryeministrin se po lë punëtorët pa punë dhe pa rroga, po e lë vendin peng të një karburanti të shtrenjtë dhe ndotës, vetëm se ai i ka lënë ARMO-n me qira për të përfituar një mik dhe klienti i tij.

Sipas Blushit Rama po ndjek të njëjtën rrugë si berisha që e shiti këtë pasuri kombëtare tek Rezart Taci. Në vend që ta linte me qira që të bënte para miku i tij, Rama mund ta shtetëzonte kompaninë. Ajo kushton 70 milionë euro, aq sa Rama i ka dhënë për projekte me vela, kryebashkiakut Vangjush Dako që liroi me firmën e tij Lul Berishën-tha Blushi. Ish rivali i Ramës në PS është vënë në një pozicion më të majtë sesa kryeministri dhe ka folur në emër të interesit publik kur ka kërkuar rishtetëzim të ARMO-s si një rrugë për t’u shërbyer qytetarëve dhe për ti dhënë fund zgjedhjeve.

Vendimi i Blushit për të folur për “arin e zi” shqiptar erdhi një ditë pas vizitës që ai i bëri grevës së urisë së naftëtarëve të Zharëzit. (lapsi.al)