• |
ide | kryesore

Deputeti i PD-së Halimi: Zyrtarë të PS e LSI po mbledhin kartat e identitetit në Berat

I pakategorizuar
6-45-655x356.jpg



Fushat a zgjedhore ka filluar me gjithë intensitetin e saj dhe së bashku me të edhe akuzat kundrejt palës kundërshtare. Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë për qarkun e Beratit, Eduard Halimi, ka denoncuar përfshirjen e administratës në zgjedhjet e 25 qershorit. Ai tha se zyrtarë të PS dhe LSI kanë nisur mbledhjen e kartave të identitetit për të blerë votat me metodat e vjetra.

“Unë e di gjatë këtyre tre ditëve që kemi filluar fushatën këtu se zyrtarët e administratës këtu të LSI dhe PS, të Edi Ramës dhe Ilir Metës po vinë dhe po mbledhin karta identiteti dhe po shkojnë për të përdorur metodat e vjetra për t’ua blerë sërish votën me paratë e drogës, duke u mbledhur kartat, duke u bërë presion. Nga ky shesh po u them të gjithëve se ajo kohë ka marrë fund njëherë e mirë. Republika e vjetër ka rënë. Metodat e vjetra kanë rënë, kush do të guxojë nga administrata që të përfshihet në fushatë elektorale me hyrjen në fuqi të kodit penal që u bë i mundur pas marrëveshjes së Lulzim Bashës, pas kalimit në parlament të kësaj marrëveshje, ata njerëz do të përballen me forcën e ligjit.” – tha Halimi.

Ndërkohë më heret gjatë ditës së sotme ka pasur shkarkime nga detyra në dy ministry, ajo e Shënëtësisë dhe Finacave për pjesëmarrjen e administratës publike në fushatën zgjedhore të organizuar nga partitë politike.