• |
ide | kryesore

Fëmijët e klasës së katërt gjejnë kallashnikov, evitohet masakra në Tiranë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një automatik kallashnikov u gjet nga nxënës të klasës së katërt në zonën e Priskës, pranë Malit të Dajtit në kryeqytet.

Njëri prej fëmijëve ka marrë armën e zjarrit, që ishte e mbushur dhe ka qëlluar dy herë.

Një dëshmitar në vendngjarje i tha tvklan.al se nga të shtënat mund të ishte shkaktuar një masakër, pasi fëmijës i doli arma jashtë kontrollit.

Menjëherë banorët e zonës kanë njoftuar shërbimet e policisë, që kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të asaj që ka ndodhur.

Paraprakisht dyshohet se arma është përdorur më parë në një ngjarje krimininale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *