• |
ide | kryesore

Ruçi, Çuçi, Hysi, Manja dhe Bushka, socialistët që vendosin sot për arrestimin e kolegut të tyre

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pasi prokuroria lëshoi kërkesën drejtuar Kuvendit për heqjen e mandatit të deputetit Saimir Tahiri, që do të sillte më pas edhe arrestimin e tij, kreu i Parlamentit Gramoz Ruç dhe ai i grupit parlamentar të PS, janë mbledhur në selinë e Kuvendit.

Pasditen e sotme pritet një mbledhje e Këshillit të Rregullores dhe Mandateve për të shqyrtuar heqjen apo jo të imunitetit.

Pjesë e këtij komisioni që ka në dorë vendosjen ose jo para ligjit të Saimir Tahirit janë socialistët Gramoz Ruçi, Klotilda Bushka, Bledar Çuçi, Vasilika Hysi, Ulsi Manja, ndërsa nga opozita Eduard Halimi, Gent Strazimiri, Enkelejd Alibeaj, Nasip Naço dhe Dhurata Çupi.

Nëse ky komision voton me shumicë heqjen e mandatit të Tahirit, atëherë ai do të shkojë për votim në seancën parlamentare, për t’i hapur rrugën më pas ekzekutimit të urdhërit të arrestit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *