• |
ide | kryesore

Reagon ashpër Kryemadhi: Rama dhunoi drejtësinë, vetëm për të mbrojtur Tahirin

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetarja e LSI-Monika Kryemadhi deklaroi se drejtësia po përballet me pengesë të madhe për çështjen Tahiri.

Në një konferencë për meduat, ajo tha se mazhoranca e ktheu Këshillin e Mandateve në një gjykatë politike dhe teatrale.

Drejtësia po përballet sot me një pengesë të madhe që nuk janë vetëm kriminelët por dhe kryesuesi i falangës politike që mbështet dhe sakrifikohet për ta. Kryetari i Kuvendit dhe mazhoranca e kthyen Këshillin e Mandatit dhe Imuniteteve në një gjykatë politike. Ata dhunuan Kushtetutën, nga garante që ishte, e kthyen në mbështetëse të krimit. Dhunuan dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias, ku Komisioni shprehet: Nuk duhet në asnjë rrethanë të japë qëndrimin e tij për pafajësi ose jo të deputetit përkatës. Komisioni i Këshillit të Mandateve e patë dhe vetë që u kthye në një gjykatë politike dhe teatrale.” – tha Kryemadhi.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *