• |
ide | kryesore

Amerikani që zgjidhi krizat. Hoyt Brian Yee ambasadori i ri i SHBA në Maqedoni?

Arkiva, Lajme, Të fundit



Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë Hoyt Brian Yee do të jetë ambasadori i ardhshëm amerikan në Maqedoni. Kështu raporton exit.al duke iu referuar burimeve nga Shkupi.

Diplomati i karrierës Hoyt Brian Yee, që prej 20 janarit kur Viktoria Nuland u largua nga detyra e saj, u ngarkua përkohësisht me funksionet e Ndihmës Sekretarit.

Gjatë kësaj periudhe, Yee ka luajtur rol të rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në zgjidhjen e krizave politike në rajon, që kulmuan në muajin maj. Brenda 24 orëve, ngërçi politik në Maqedoni u zgjidh përmes vendosjes së qeverisë së re të Zoran Zaev, në Shqipëri përmes marrëveshjes MacAllister +, e në Kosovë përmes zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Edhe pas këtij suksesi diplomatik, Yee vazhdoi të spikasë në politikën e Ballkanit Perëndimor, duke deklaruar pak ditë më parë se e vërteta rreth skandalit të përgjimit në Maqedoni, që solli rënien e qeverisë së Gruevskit dhe çështja e ish-ministrit Tahiri-Habilaj në Shqipëri duhet të zbardhet plotësisht. Ditët e fundit ai vizitoi Beogradin dhe Prishtinën, me shpresën e vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *