• |
ide | kryesore

Ilir Meta kundër largimit të Visho Ajazit nga SHISH, dekretet ende pa firmë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta nuk e ka hedhur ende firmën mbi kërkesat që i dorëzoi personalisht Edi Rama për ndryshimet në kupolën e Shërbimit Informativ Shtetëror.

Burime të lapsi.al thanë se presidenti nuk ka dekretuar as dorëheqjen e Visho Ajazi Likës dhe as emërimin e Elidon Bendos në vend të tij, sipas propozimit të kryeministrit Edi Rama.

Dy dekretet qëndrojnë në tavolinën e tij prej ditës së djeshme.

Por kur kanë kaluar 24 orë nga vendimi i kryeministrit, nga presidenti nuk ka asnjë lëvizje. Lapsi.al mëson se kreu i shtetit ka qenë kundër largimit të Visho Ajazi Likës. Vonesa e dekretit duket se ka të bëjë pikërisht me këtë qëndrim të tij dhe jo me emrin e zëvendësit të Ajazi Likës, Elidon Bendo. /Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *