• |
ide | kryesore

Video/ Zbulohet në Korçë një punishte ku falsifikohej vaj ushqimor, shitej në markete

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Korçës ka zbulohet një punishte ku falsifikoheshin produkte ushqimore. Në kuadër të operacionit të koduar “ALKIS”, është arrestuar pronari i punishtes në të cilën prodhonte, ambalazhonte me etiketa në gjuhën greke dhe shiste vaj ushqimor në mënyrë të paligjshme, një pjesë e sasisë së të cilit dyshohet të jetë mall kontrabandë.

Vaji i cili ambalazhohej në këtë punishte, shitej në supermarkete të Korçës me mbishkrim në gjuhën greke “Extra virgin Olive Oil” dhe “Olive Oil”. Në prangat e policisë ka rënë pronari i punishtes, Kosta Fshati 48-vjeç, i cili rezulton të jetë dënuar në vitin 2010 për prodhim të paligjshëm të artikujve dhe mallrave industrialë. Në punishten e drejtuar prej tij në lagjen nr.10 në Korçë u gjetën dhe u sekuestruan 1300 (njëmijë e treqind) litra vaj ushqimor me mbishkrime greke i dyshuar si kontrabandë.

Gjithashtu u gjetën 5 (pesë) depozita metalike dhe plastike të përmasave të ndryshme, 1500 (njëmijë e pesëqind) etiketa në gjuhën greke me mbishkrime të ndryshme, 494 (katërqind e nëntëdhjetë e katër) kuti metalike dhe plastike të kapaciteteve 0.25, 0.5, tre, pesë dhe dhjetë litroshe me mbishkrim në gjuhën greke “Extra virgin Olive Oil” dhe “Olive Oil”, 1180 (njëmijë e njëqind e tetëdhjetë) shishe e bidona plastikë dhe metalikë, 0.5, tre, pesë dhe dhjetë litroshe me mbishkrime greke, si dhe 17 (shtatëmbëdhjetë) fuçi plastike bosh 60 litroshe.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *