• |
ide | kryesore

Ushtronte aktivitet pa licencë në lokalin e tij dhe posedonte armë të ftohta, arrestohet 52-vjeçari në Korçë

Lajme, Të fundit
prostitucion, policia



Një 52-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës pasi ushtronte aktivitetin pa licencë në lokalin e tij dhe posedonte katër armë të ftohta (thika).

Njoftimi i policisë:

Posedonte 4 armë të ftohta (thika) në lokalin e tij, në të cilin e ushtronte aktivitetin pa licencë, vihet në pranga 52-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin V. K., 52 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 14, Korçë, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në lokalin e tij, iu gjetën 4 mjete prerëse (thika), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Nga verifikimet e kryera rezultoi se 52-vjeçari e ushtronte aktivitetin në këtë subjekt, pa licencën përkatëse.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *