• |
ide | kryesore

Dj Diplo sërish kundra Taylor Swift

Arkiva



Dj dhe reperi Diplo sapo ka bërë gabimin e radhës. Para dy vitesh edhe ai si shumë personazhe të tjerë doli kundra Taylor Swift duke postuar ofendime të ndryshme në Twitter.

Në vitin 2015 postimi “jepini Taylor Swift një fundshpinë” morri dhenë dhe u komentua për javë të tëra online nga publiku por edhe nga fansat e këngëtares.

Asokohe Diplo bëri një deklaratë ‘live’ ku i kërkoi falje publikusht Taylor Swift e gjithashtu premtoi se sdo të merrej më kurrë me të.

Premtimi i tij u thye sërish. Në një intevistë për “Rolling Stone”, Diplo ka komentuar përsëri mbi këngëtaren 27-vjeçare duke thënë se muzika e saj nuk është ajo çfarë të rinjtë duan të dëgjojnë.

Sipas tij, të rinjtë preferojnë muzikë si ajo e “Rockstar” e Post Malone apo “Kodak Yellow” nga Cardi B. “Askush nuk ka dëshirë të dëgjojë këngët monotone të Taylor Swift. Të rinjtë nuk e duan “Look What You Made Do”. Muzika e saj dëgjohet vetëm pse bëhet një reklamim dhe marketing i jashtëzakonshem, fakti që dëgjohet nuk do të thotë se publiku e preferon”- ka mbyllur kështu komentin e tij, Diplo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *