• |
ide | kryesore

Shiten në ankand me një vlerë prej 20.000 mijë paund dokumentat e divorcit të Elvis Presley

Paparazzi



Ylli i muzikës dhe roleve të paharrueshme kinematografike, Elvis Presley, përveç këngëve e kërcimit të veçantë, mbahet mend edhe për lidhjen e tij të dashurisë me Prishilën, bashkëshorten e tij, me të cilën u njohën në Gjermani kur ajo ishte ende një e mitur. Çifti e kurorëzoi dashurinë në martesë sapo Prishila arriti moshën e pjekurisë në vitin 1967, në një ceremoni luksoze në Las Vegas, ashtu si gjithçka tjetër që shoqëronte jetësën e këngëtarit dhe miqve të tij të ngushtë. Me gjithë dashurinë, largësia prej njëri-tjetrit dhe udhëtimet e shpeshta të Elvisit e çuan martesën në divorc. Ata u divorcuan në vitin 1972, dhe sollën në jetë një vajzë: Lisa-Marie. Figura e Presley-t si artist është adhuruar edhe nga breza të rinj pas vdekjes së tij, të cilët e kanë njohur përmes muzikës e filmave. Dokumentat e divorcit të Prishilës dhe Elvisit kanë dalë në një ankand në Angli dhe janë shitur për vlerën 20.000 paundë! Ai i la ish-bashkëshortes 100,000$, motorrin Harley-Davidson dhe makinat Mercedez Benz e Cadillac. Drejtuesi i ankandit, Andrew Aldridge, u shpreh se këto 12 letra përbëjnë një pjesëz të rëndësishme e të rrallë të një historie biznesi, të cilat mbajnë firmat e Elvisit dhe Prishilës. Presley ndërroi jetë në moshën 42-vjeçare, në gusht të vitit 1977, nga një atak në zemër, si pasojë e abuzimit me drogën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *