Seanca gjyqësore në Gjykatën e Krimeve të Rënda për të rivlerësuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ ndaj Orest Sotës eshtë shtyrë. Shkak është bërë mbingarkesa e gjyqtares që ka cështjen. Masa e sigurisë ndaj Sotës u caktua fillimisht nga Gjykata e Elbasanit, pastaj cështja i kaloi Krimeve të Rënda.
Prokuroria mësohet se ka kërkuar arrest me burg për 25-vjeçarin në makinën e të cilit në datën 1 Nëntor Policia e Elbasanit gjeti 863 mijë Euro dhe dy patenta lundrimi të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Organi i akuzës kërkon të cilësohet i ligjshëm ndalimi i të riut për akuzën e pastrimit të parave. Sipas grupit hetimor, ka dyshime se Sota nuk justifikon me burime të ligjshme paratë që iu gjeten në makinë dhe ato dyshohet të jenë produkt i aktivitetit kriminal.
Deri më tani ish-ministri Saimir Tahiri nuk ka reaguar për cështjen e patentave të gjetura në makinën e biznesmenit Orest Sota.
©LAPSI.al