• |
ide | kryesore

Qeveria nis kontrollin e bizneseve të mëdha, fshehin pagën reale të punonjësve

Lajme, Të fundit



Afërsisht 42 mijë punonjës marrin pagë minimale në Shqipëri, pra 30 mijë lekë. Shifrën e bëri publike Edi Rama, duke paralajmëruar një fushatë kontrollesh ndaj bizneseve që fshehin pagën reale të punonjësve të tyre.
Janë ekonomistë dhe inxhinierë që paguhen nën 30 mijë lekë në muaj, tha kryeministri duke e quajtur të pajustifikueshme fshehjen e tatimit mbi fitimin dhe kontributin për pensionet të këtyre punonjësve. “Puna duhet paguar denjësisht” u shpreh Rama gjatë Komunikimit Javor të fundjavës.
Veç kësaj biznesi i madh do të marrë një tjetër goditje, në traditën e punës me dy balance. Në Janar, shteti do të njohë vetëm bilancet që paraqesin bizneset e mëdha në banka, u shpreh kryeministri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *