• |
ide | kryesore

Policia shkon në shtëpitë e zyrtarëve të kërkuar për Habilajt, por…

Lajme, Të fundit



Grupe të forcave operacionale të policisë së shtetit kanë nisur operacionin për zbatimin e urdhër-arresteve për 3 ish-zyrtarët e policisë të shpallur në kërkim për lidhje me grupin e Habilajve. Lapsi.al mësoi se forcat e policisë janë paraqitur fillimisht në shtëpitë e Jaeld Çelës, Sokol Bodes dhe Gjergji Kohilës në orët e pasdites me urdhrin e arrestit të lëshuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Pjesë e operacionit mësohet se kanë qenë dhe forca të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, por asnjë prej tyre nuk është gjetur në banesë. Nuk përjashtohet mundësia që ata të jenë larguar jashtë vendit.



1 Comment

  1. Po kete Jaert Celen e ka denancuar Saliu disa here…dhe paska qene e vertete. Do vazhdoni ju askaride te thoni se shpif Saliu..!? Se ju po tu q.. nenen te therrisni babe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *