• |
ide | kryesore

Pse Basha nuk ndahet dot nga oligarkët e Ramës?

1, Arkiva, Ide

Për fat të keq, në debatin politik, por edhe në atë mediatik, përgjigjja provokuese e Ramës në Parlament ndaj akuzave të Bashës, se ai po pastronte paratë e drogës me ndërtimet, duke i përmendur emrat e biznesmenëve Mane, Kastrati, Ulaj, Geci, të cilët, sipas Ramës ishin të gjithë mbështetës të PD, kaloi ashtu siç dëshironin këta zotërinj. Sikur të ishte një zjarr që djeg e përvëlon, thuajse të gjithë iu larguan kësaj teme duke hedhur thjesht valle llafesh rrotull asaj se kush fitoi dhe kush humbi në atë ballafaqim. Në fakt, ai qe një moment kyç për opozitën që të vinte gishtin në sistemin e së keqes që kemi ndërtuar (përtej këtyre katër emrave), prej të cilit burojnë edhe të këqijat më të mëdha që na kanë pllakosur: narko-ekonomia dhe narko-politika, për të cilat opozita po flet aq shumë.

Le ta marrim me radhë. Cilët qenë mesazhet e nënkuptuar të Ramës dhe kujt iu drejtuan ata? Së pari, ai i rikujtoi opinionit publik,-si atyre që e kuptojnë shkakun e së keqes edhe atyre që nuk e kuptojnë,-se këta të PD-së, që po na hiqen tani si shenjtë të luftës kundër korrupsionit dhe krimit, kur kanë qenë në pushtet, kanë pasur të njëjtat relacione si ai me oligarkët, prandaj s’ka pse t’u besoni. Si provë e kësaj, qe heshtja e Bashës ndaj këtyre emrave duke provuar edhe një herë atë që e dinë të gjithë se, këta persona kanë bërë të njëjtën gjë edhe me Berishën e Bashën ose që Basha dhe Berisha kanë bërë të njëjtën gjë me këta persona, prandaj dhe s’mund t’ua zënë emrat me gojë. Së dyti, ai u foli këtyre biznesmenëve e nëpërmjet tyre të tjerëve, duke u thënë se tani duhet të ndihen rehat dhe të sigurt nën ombrellën e tij, se s’ka ç’ju duhet më kjo opozitë. Së treti, ai u foli të vetëve duke u thënë: a e patë se si ua mbylla gojën. Ja pse jam unë lideri, pa të cilin nuk bëni dot. Mesazhi përmbledhës për të gjithë ishte se, sistemi i ka shtyllat në këmbë dhe të forta. PD reagoi pas disa ditësh duke rreshtuar një numër biznesmenësh që, sipas saj, kanë qenë gjithmonë vetëm mbështetës të Ramës, e cila kaloi pa asnjë jehonë. Rama nuk denjoi as të përgjigjej, por besoj se, sikur ta bënte, do t’u thoshte se këta janë biznesmenë të nderuar që kanë bërë biznes të suksesshëm edhe kur keni qenë ju në pushtet, se përndryshe do të kishin falimentuar. Edhe LSI reagoi vetëm nëpërmjet një postimi të Petrit Vasilit, përsëri në stilin e hedhjes valle rreth zjarrit, pa guxuar as t’i përmendë emrat në fjalë, por duke folur në përgjithësi për biznesmenë të ndershëm dhe biznesmenë të pandershëm. Qenë të shumtë komentuesit, që thanë se Rama doli fitues me Bashën dhe LSI në atë ballafaqim, disa duke i bërë qejfin për pushtetin e madh që ka në duar, dhe të tjerë duke përqeshur dobësinë e opozitës. Por problemi është se ballafaqimi i Ramës me temën e pastrimit të parave të pista nga sistemi nuk duhet të ishte vetëm ai me Bashën apo me LSI, siç u reduktua nga mediat. Ballafaqimi kryesor, të cilit Rama i bishtnoi, është ai me të vërtetën. Dhe drama e atij Parlamenti është se atje nuk ka asnjë që t’i përplasë në fytyrë të vërtetën të gjitha palëve, por në radhë të parë Edi Ramës.

Po çfarë meritonte Rama të dëgjonte pas atij provokimi? Atij duhet t’i kujtohej se është e vërtetë që PD i ka favorizuar këta zotërinj në kurriz të parave e pasurive publike, por pse bën sikur e ka harruar se në kohën më të gjatë që PD ishte në pushtet, ky ka qenë kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe këtyre nuk u kanë munguar asnjëherë favore të zotërisë së tij. Nuk po zgjatem këtu me fakte që e vërtetojnë këtë e që i dinë shumë më mirë se unë ata të PD-së dhe LSI-së. Në fakt, ajo që duhej diskutuar me transparencë, pas atij provokimi të Ramës, është se nuk shtrohet pyetja nëse Mane, Ulaj, Kastrati, Geci & Co, janë me PS apo me PD, siç e kanalizuan debatin Rama e Basha, por se pse PS edhe PD & Co janë gjithmonë me Mane, Ulaj, Kastrati, Geci & Co. Çështja e çështjeve, pra, sot është se kjo kategori i ka shndërruar partitë, mediat, drejtësinë në veglat e tyre, se nëse këtyre u jepet nga Kryeministri statusi i investitorit strategjik, kjo është shenjë e sigurt se do të vazhdojë strategjia e sistemit të grabitjes të shqiptarëve, duke rrënuar pasuritë natyrore dhe të ardhmen e fëmijëve në këtë vend. Le të vijmë tani tek akuza e Bashës, që Rama po pastron paratë e krimit me oligarkët, ku nënkuptohen edhe të përmendurit e papërmendur, sepse janë pikërisht këta, të cilëve u janë dhënë leje për të ndërtuar kulla. Puna është se këta vjetët e fundit krimi në këtë sistem ka ardhur duke u fuqizuar gjithnjë e më shumë duke u infiltruar sa në ekonomi, sa në media dhe sa në politikë, duke zhdukur dallimin midis oligarkëve që nuk merren me krimin dhe kriminelëve të bërë oligarkë. Puna është se direkt dhe indirekt Rama, duke pasur etje për pushtet dhe para në përmasa që po kalojnë përfytyrimin e më optimistëve ndaj tij, ka krijuar prej kohësh, që kur ishte kryetar bashkie, mundësitë formale dhe jo formale që oligarkia të ushqehen me parat e krimit nëpërmjet ndërtimeve. Personalisht, nuk jam në dijeni të të gjithë bizneseve të personave të përmendur nga Rama dhe të të tjerëve, e kjo jo rastësisht, por sepse është një çështje që duhet ta dinë vetëm ata të sistemit. As nuk kam prova që të them se marrin para direkt nga trafikantë. Por me aq sa di (shumë më pak se opozita, sigurisht), bizneset më të njohura të tyre nuk i përkasin një ekonomie prodhuese–në kuptimin që të prodhojnë para, siç mund të prodhojnë p.sh. investimet në bujqësi, industritë e prodhimit etj.,- por janë biznese që thithin para të prodhuara nga të tjera burime. Karburantet e Kastratit nuk prodhojnë para p.sh., por thithin paratë e atyre që kanë nevojë të ngasin makinat e që duhet t’i sigurojnë këto para diku tjetër. E njëjta mund të thuhet për qendrat tregtare, vilat dhe pallatet e Zamir Manes apo dhe të Ulajt, ashtu sikurse dhe për rrugët që ka ndërtuar Geci me para publike. E njëjta gjë mund të thuhet për kullat që këta duhet të ngrenë. Pyetja që ngrihet normalisht edhe për ta është: Nga dalin paratë atëherë? Me çfarë logjike ekonomike do të ngrihen këto kulla, kur ne i kemi bosh apo të pambaruara edhe ato që kanë vite që gërryejnë qiellin e Tiranës e u marrin diellin ndërtesave bri tyre? Dhe po t’i referohesh përvojës botërore se këto lloj biznesesh janë pikërisht bizneset ku ka investuar krimi i organizuar edhe gjetkë nuk jemi larg së vërtetës intuitive, që Basha e tha pa prova dhe Rama e kundërshtoi me këta emra, e që nuk mund ta provojmë, pasi provat i ka në dorë shteti, që duhet të na mbrojë nga krimi.

Ja ky debat i duhej hapur Ramës në Parlament nga partitë opozitare, madje i dokumentuar me shifra dhe fakte të shumta, sepse kemi të bëjmë me parti që duhet të kenë pranë tyre specialistë dhe ekspertë të shumtë si dhe informacion, pasi kanë qenë në pushtet.

Kurse kur dëgjon opozitën të ankohet për trafikimin e drogës dhe pastrimin e parave të saj, pa u marrë me sistemin e ekonomisë kriminale që i pastron këto para, nuk mund të mos rikujtosh precedentët që ka ajo me këtë sistem, e të mos mendosh se këta e kanë më shumë hallin te lakmia për t’i pastruar vetë ato para me të njëjtin sistem.

Si përfundim, Po nuk e theu rrethin vicioz të mosbesimit që i vjen nga lidhjet e shkuara me oligarkët, e që ia vuri në dukje Edi Rama duke i provokuar atë ditë në Parlament, opozita vështirë se mund t’ia dalë në luftën kundër krimit të organizuar, edhe sikur ta ketë këtë sinqerisht. Sepse krimi i organizuar nuk do të kishte arritur deri këtu pa këtë sistem dhe zor se mund të luftohet, pa u pastruar nga rrënjët ky sistem.

Panorama / http://www.panorama.com.al/analiza-lubonja-pastrimi-i-parave-nga-oligarket-debati-i-munguar-mes-rames-dhe-bashes/

17 Comments

  1. o lubonj shko berja nje te lpir bythe rames se sot meta prap i kishte dhen nji ngjal lalzi.njeri bastard je komunist qe nuk i ndahesh rames.sado te ta fus ngjalen.qelbesir je me keq se kazan.po ku te shkoi basha ose tjetri pas tij kur ju derrat jeni shitur sa nje qiri(PALL)roshi.jo basha por as evropa e amerika nuk ju ndihmon po nuk ndihmuat veten,ju qelbesirat jeni mesuar me bar enveri e lesh negjmije qe ende ju jep negjmija,ruqi,xhafa etj.a nuk ju la evropa e amerika 55 vite te habi kesh stlinilirin nuk jua sjell askush o bastard at e fiton vet.

    1. Boll fole ore debil qe nuk kupton asgje. Eshte i vetmi qe po i thote opozites cfare duhet te bej per te fituar besimin te njerezit.

  2. Basha tha si pergjigje qe ai ndryshe nga Rama nuk i ndan bisnesmenet ne te majte dhe te djathte por ne te ndershem dhe te pandershem.Lubonja te na tregoje se pserse jane te pandershem Mane Geci Kastrati .Basha me pergjigjen e tij tregoi se respekton bisnesin e ndershem.Asnjeri prej tyre nuk i ka ndertuar vilat ne Surrel si Papuli etj etj etj

      1. Cfare perfaqesojne ato vila ne farke te Nev Njorkur .,Thelloju sigurims dhe trego te verteten si ke bere gjthmone. Skllav turp

  3. Nen ndikimin e subjektivizmit te tij fiktiv, se te gjithe politikanet shqiptare jane njelloj bandite, duket se ne kete shkrim Lubonja rreket te na mbushe mendjen se ky eshte nje realitet. Per fat te keq, ne mendesine e shqiptareve, kjo menyre e te gjykuarit per te gjithe te tjeret vec vetes, eshte nje prirje e vjeter e teper e perhapur. Duke e pergjithesuar fajin tek te gjithe njelloj, ja ke bere sherbimin me te mire te se keqes. Fajin e ke lene jetim. Shqiperia do te dale nga rrethi vicioz i gjykimeve subjektive e paragjykuese, si nga politika, edhe nga mediat, vetem kur akuzat per faje te formulohen me fakte e dokumente nga drejtesia dhe institucionet e specializuara te sigurise e jo nga akuzat e sajuara politike e mediatike.

  4. Sic e thashe diten kur u be debati ne parlament, e keqja eshte akoma me e madhe. Zamiri me shoke nga agjente te politikes jane kthyer sot ne pronaret e saj. De facto jane ata qe vendosin rrotacionet politike dhe ulje-ngritjet ne karriere. Lali Eri ka kohe qe ka mbyllur komunikimin me pjesen e vjeter te PS po i sherben eksluzivisht vetem ketyre te 4-ve, plus Irfanit, Sandrit, Delijorgjit etj.

    Keta sot jane problemi i shoqerise dhe per aq kohe sa opozita nuk gjen fuqine te perballet …. ne opozite do rrije.

  5. Fatkeqesisht, eshte po ky Lube, qe si dikur si mi birucash, edhe sot mundohet te depertoje me te pegerat e tij ne mediat dhe pseudomediat, aty ku ia lyejne rroten me shume.
    Shume interesante mund te shihet edhe “shkelqimi dhe mjerimi i kurtizanes Lubonje” nder vite, vetem po te shihet se si lepihej ne 2012 dhe fillim-2013 ndaj pushtetit ne ardhje, dhe vazhdoi te lepihej ndaj pushtetit deri ne 2015, kur kocakt e hedhura ose u rralluan, ose nuk e ngopnin me. Me pseudokauzat dhe stilin e baltosjes sa majtas-djathtas, Lube e shikon realitetin venger, ashtu edhe siç eshte ne fakt anatomikisht apo patologjikisht. Kjo e ben te kompleksuar ndaj çfaredolloj realiteti tjeter te ndryshem nga pritshmerite e tija handikape, qe nga karagjozlleku i shkelqimit te periudhes se paraburgimit, tek mjerimi dhe vet-hakmarrja per vitet e burgut me ata qe ai dhe kasta e tij lavderoheshin per gjetjen e vendit te duhur, dhe me psikopatine mjerane te pas 91.
    E bukura e shemtuar e Lubes eshte qe te gjitha pseudo-kauzat qe ngre here pas here si tymnaje e neveritshme, ose deshtojne me sukses, ose humbasin me jehonen e tyre te shkurter neper analet e kazan-medias. Sepse shqiptaret, ata te pakte qe vazhdojne te lexojne, kane mjaftueshem idhnim limfatik e gastrik nga e perditshmja e tyre edhe pa lexuar te vjellat e Lubes.
    Lubja kur shkruan ama jep nje mesazh gjithnje; mesazhin e kompleksit qe ka dhe te te shkuares qe as nuk e fshin e as nuk e duron, teksa sheh jo pa zili dhe jargavitje si politikanet qe nuk e pjerdhin, si koleget gazetare qe kane ecur disi perpara, po ashtu edhe ata ç’ka ai anatemon si oligarke, mjafton te kene para e te mos ia japin atij. Fatkeqesisht, kjo eshte kauza e humbur ne perhumbjen e Lubes. I perkohshem qofte kujtimi i tij!

  6. albi e anonimus .o debil e kopil stalini po te esht dhe basha si rama ne qenef negjmije te shkoi si ju qe jeni tashem 75 vite,as nji pordh nuk jap per bashen.por ju debilat ,embicilet,e idiotet qe i besoni edver ram qelbesires me bejn te vjell nga ky misherim komunist,vrases,trafikant,perdhunues qe jeni.ikni lepini bythen rames se mata sapo i kih dhen ngjal tjeter te lalzit.bastard ju tha e kokpalare,lubonjen e quan kazan,e largoi nga puna ne agon chanel dhe ju ende i lepini bythen.rrot qelbesira jeni.

  7. o lubonja basha nuk ka me vete asnje nga ata qe thua ti,i ka kundershtare me medja me biznese me ju te ashtquajturit anal-iste sepse jane pjese e bandave dhe krimit ,por ti nuk heq dore nga te paralelizuarit te rames me bashen sic e beje ,ramen me berishen .ti gjithmone rrekesh te gjeshe qimen tek opozita dhe ta besh tra e ta barazosh me vagonat e rames .kjo jo te ben te dyshosh qe ben lojen e rames por te jemi te bindur qe po los sipas porsive te rames.cdogje qe te bej basha ti do e kundershtosh ,perse nuk e bere me ramen kete gje dje kur ishte ne opozite ,megjithese ai nuk ka qene ndonjehere ne opozit por duhet larguar berishe sepse ky eshte me i mire thoshje .

    1. Si nuk ka faj mer? Po nuk flet nje llaf kunder tyre. Nuk flet fare per cmimin e naftes se Kastratit, per koncesionet ne Bulqize te Manes, per HECet ne Valbone te Ulajt etj. E ka permend vetem nje here ligjin e arsimit te Cilit, duke ju dridh goja. E degjon te flase vetem per ca “te majte” si puna e Vilma Nushit, qe prap ka ngrene buke me te dyja palet.

      Fati i madh i Bashes eshte vetem qe Rama perfundoi duke qene edhe me i cmendur sec mendonim dhe u ul te bej pazare me krimin. E gjitha kjo i ka dhene nje argument me te madh per te kundershtuar qeverine. Po po te mos ishte per drogen, nje zot e di se me cfare do bente opozite Basha.

  8. Lubonja, nuk ka asnje faj Lulzim Basha per gjendjen mizerabel qe ka sot qeverisja e Edi Rames!
    Faji eshte i gjithe i ketij populli qe ne 55% nuk shkon ne votime! Dhe njekohesisht 100% te nesermen e ne vazhdim, flet gjithe diten per politike neper kafene.
    Vetem kur te kuptoje qe duhet vajtur te votoje se ashtu ndryshon gjendjen, atehere po, ndryshe do mbese perjete peng i asaj pakice militantesh qe votojne pa gdhire dhe vazhdojne te zgjedhin Edi Ramen edhe pa breke, edhe me mut ne koke.

  9. Jane pikerisht “publiciste” fataliste te llojit Lubonja, ata qe kane helmuar elektoratin shqiptar me akuzat paragjykuese e subjektive, se te gjithe politikanet jane njelloj bandite e kriminele, qe mbi 50% e ketij elektorati nuk del ne zgjedhje. Vecanerisht kjo lloj propogande nihiliste, ka ndikuar ne nje pjese relativisht te madhe te shoqerise shqiptare, te implikuar kush me shume e kush me pak me krimet e diktatures enveriste. Absurdi me i madh i ketij qendrimi te Lubonjes, eshte fakti se diktatura komuniste e denoi me 17 vjet burg, vetem se ashtu i shkrepi ne koke diktatorit e sherbetoreve te tij te zellshem, qe ndonje fjale “e pakujdeseshme” e tij, te quhej “agjitacion e propogande” qe ne sistemin diktatorial komunist ishte nje “krim” i madh qe denohej deri me 8 vite burg. Nuk rresht Lubonja te akuzoje sistemin post diktatorial, si nje sistem njelloj “kriminal” me sistemin e diktatures enveriste. Qe liberalizimi i shoqerise shqiptare, teper te varfer e teper te vuajtur te sillte edhe fenomene te theksuara te korrupsionit, ne analizen e fundit ky eshte nje fenomen i pashmangshem. Krimi e korrupsioni ze vend ne nje shoqeri tejet te varfer, e te privuar nga te drejtat njerezore. Lubonja qe per hic gje, padrejtesisht i humbi 17 vite te rinise se tij ne burgjet e diktatures, si e ka kurajon qe te heq shenjen e barazimit te periudhes pas diktatoriale, duke e nxirre njelloj me kohen e Enverit ? Per ndonje fraze te vetme, dhe hengri 17 vjet burg. Nese sistemi demokratik do te ishte njelloj me sistemin diktatorial, Lubonja duhej te jetonte njemije vjet qe te kryente denimet per jo me aludimet ndaj qeveritareve e lidereve, por per akuzat e perditeshme te tij duke i quajtur publikisht te gjithe, bile jo vetem politikanet, por edhe gjithe shoqerine shqiptare si bandite e kriminele. Asnje gjemb nuk ka hyre ne kembe Lubonjes gjate ketyre 26 viteve per qendrimet e tij jo thjeshte kritike, por denigruese e ofenduese ndaj qeveritareve e politikaneve.Per mendimin tim, e keqja me e madhe ne Shqiperine post diktatoriale, eshte abuzimi primitiv me lirite demokratike. U abuzua nga komunistet qe ndeshkimin e krimeve te lidereve te diktatures, pra drejtesine per krimet, ta quanin si nje “lufte politike” e diktature te re. Liria e te drejtat e mia, perfundojne me kufirin per te cenuar lirine e te drejten e tjetrit, i dashur Ljuba. Kritika per fenomenin, nuk ka sepse te deformohet me akuza te pa faktuara nga drejtesia, per cilindo person e cilindo politikan. Ka caluar drejtesia e ndikuar nga politika ? Po, ky eshte nje fenomen i kapshem per opinionin publik. Por nuk mund te sanohet kjo e keqe me akuza te pergjitheshme e te pa argumentuara me fakte. Nese gazetaret e publicistet do te kishin vertete deshiren per te kontribuar ne permiresimin e demokracise se brishte shqiptare, ti lene menjane teorizimet e mendesite ideollogjike qe shpien ne gjykime subjektive, por te zhbirojne nje ngjarje te caktuar krimi apo korrupsioni duke e ndihmuar apo qofte demaskuar jurist te korruptuar me grumbullimin e publikimin e fakteve e jo me akuza kolektive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu