• |
ide | kryesore

Veliaj i përgjigjet Berishës për liqenin e Bovillës (mister shkarkimi i liqenit në Kashar)

Lajme, Të fundit



Pas deklaratës së ish kryeministrit Berisha se përmbytjet në Laprakë erdhën si pasojë e hapjes së Bovillës ka reaguar Bashkia e Tiranës. Me anë të një njoftimi përcillet qëndrimi i Ujesjellës Kanalizimeve të Tiranës sipas të cilit diga e Liqenit të Bovillës nuk është hapur.
“Deri në këto momente, deklarojmë se nuk ka qenë e nevojshme hapja e portës shkarkuese të digës, duke qenë se thatësira e muajve të kaluar kishte ulur ndjeshëm nivelin e liqenit. Për këtë arsye, rritja e kuotës me 6 metra brenda një kohe kaq të shkurtër është brenda nivelit normal të tij. Prandaj, deklarata e sotme e z. Berisha se prania e ujit në zonën e Laprakës është shkaktuar si pasojë e hapjes së digës së Bovillës është krejtësisht e pavërtetë” shkruhet në njoftim.
Por Bashkia e Tiranës ka heshtur për një deklaratë tjetër të Berishës, sipas të cilit ishte hapja e Liqenit të Kasharit që shkaktoi përmbytjen e autostradës natën e së enjtes.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *