• |
ide | kryesore

Del FOTO e parë e Gramoz Ruçit në Washington

Lajme, Të fundit

Për të ishte thënë shpesh se është “non grata” nga SHBA, por Gramoz Ruçi ka gjetur një rast për të hedhur poshtë këto zëra. Gjithçka nisi nga ai refuzim vize nga ambasada amerikane në vitin 2005 për të cilën ajo nuk dha një sqarim të qartë në atë kohë. Pak kohë pas asaj, Ruçi shkoi në një vizitë zyrtare në SHBA dhe është i njohur lobimi i kryeministrit të kohës Fatos Nano.

Me ngjitjen e Ruçit në krye të Kuvendit në shtator të 2017-ës opozita e solli në vëmendje këtë çështje. Rama dhe Ruçi e lajmëruan që atëherë një vizitë të kryeparlamentarit në SHBA. Ai është atje prej 2 ditësh në krye të një delegacioni ku ndodhen deputetët socialistë Mimi Kodheli, Anastas Angjeli dhe Taulant Balla. Foton më poshtë e ka postuar Kodheli duke shkruar: “Vizita e delegacionit parlamentar shqiptar në Washington filloi sot me kongresman-in republikan Robert Pittinger”./lapsi.al/

3 Comments

  1. Te gjithe keta persona, nuk kane lene gje pa thene ne mbledhjet e format e dukimit per Ameriken e tani jane krenar se jane ne Amerike. Njerez pa shtylle kurrizore.

  2. po trump esh me trao se rama.po i dhe nje te thithur kokain ta shet ivanken me femijet bashk,si rama quqit ficon,oe makoqin qe ju fali grekve.ruset zgjodhen tra,p,serbet zgjodhen ramen.perndryshe kemb komunist stalini kurr nuk do te kishte shkuar ne amerik kurr.por ja qe zgjodhe nji trap me trap se ter trapet.amerika sot esht si rama me qitjon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu