• |
ide | kryesore

Jeruzalemi kryeqytet i Izraelit, të gjithë kundër Donald Trump

Planet

Presidenti Donald Trump deklaroi se do të njohë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit. Edhe ambasadën amerikane, Trump njoftoi se do t’a zhvendosë në Jerusalem. Një veprim i tillë përputhet me ligjet izraelite, por bie ndesh me ligjet ndërkombëtare. Palën e shqetësuar nga ky vendim i Trump e përbëjnë arabët dhe myslimanët. Kjo lëvizje do të minonte realisht përpjekjet për paqe mes Izraelit dhe Palestinës, të dyja pretenduese të Jerusalemit si pjesë të tyren, si dhe do të rrezikonte interesat strategjike të SHBA-së në rajon.

Donald Trump ia komunikoi këtë vendim presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas dhe mbretit të Jordanisë Abdullah i dytë.

Liderë dhe diplomatë në lindjen e mesme parashikojnë se një veprim i tillë do të shkaktojë konflikt të ri në rajon dhe do të nxisë esktremistët. Abbas deklaroi se në një rast të tillë, Autoriteti Palestinez do të presë lidhjet me SHBA-në.

“Trump po shpall luftë në lindjen e mesme. Ai po i shpall luftë 1.5 miliard mysimanëve edhe qindra milion kristianëve që nuk do të pranojnë që qyteti i shenjtë të jenë tërësisht nën hegjemoninë e Izraelit” – u shpreh ambasadori i Autoritetit Palestinez në Britani, Manuel Hassassian.

Njohja e Jerusalemit si kryeqytet, sëbashku me zhvendosjen e ambasadës aty, do të plotësonte dëshirat e deklaruara të kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu, por do t’a bënte SHBA-në gjithashtu shtetin e vetëm me ambasadë në Jeruzalemin e shumë kontestuar.

Pronësia mbi Jerusalemin dhe zonat e tij të shenjta mbetet e ngarkuar politikisht

Ayman Safadi, ministri i Jashtëm i Jordanisë, u shpreh se një njohje amerikane do të zemëronte të gjithë botën arabe dhe myslimane, do të nxiste tensionin për naftën dhe do të rrezikonte përpjekjet për paqen. Këtë deklaratë e mbështeti edhe Ministria e Jashtme e Egjiptit, e cila i bëri Trump një paralajmërim të ngjashmëm. Edhe aleatët e SHBA-së, Turqia, Arabia Saudite dhe Franca, kanë dalë kundër Trump lidhur me këtë vendim.

Të hënën, zv.kryeministri i Turqisë, Bekir Bozdag bëri një parashikim të zymtë. “Ky vendim do të ishte një katastrofë e madhe për rajonin”. Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Arabe, Ahmed Aboul Greit shtoi se ky vendim i Trump mund të çojë në konflikte sektare.

Njohja e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit do të dëmtonte procesin e paqes izraelito-palestinez. Në Shtëpinë e Bardhë, mbikqyrës i këtij procesi është dhëndri i Trump dhe këshilltari i lartë, Jared Kushner. Ndonëse Kushner nuk pranoi të konfirmonte nëse Trump do t’a njohë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, presidenti i Autoritetit Palestinez nxitoi të thoshte të shtunën se nëse SHBA ndërmerr këtë veprim, do të kthehej në ndërmjetës të papërshtatshëm dhe jo të ndershëm në negociatat e paqes me Izraelit.

Palestinezët kërkojnë Jerusalemin Lindor si kryeqytetin e një shteti të ardshëm palestinez. Kombet e Bashkuara e shohin si shkelje të të ligjeve ndërkombëtare pushtimin e Jerusalemit Lindor nga palestinezët.

Më parë, edhe pse disa vende kanë pasur ambasada në Jerusalem, tani ose kanë shkuar në Tel Aviv, ose kanë ndërprerë marrëdheniet me Izraelin, pasi vendi shtoi një ligj që e quajti qytetin e shenjtë “kryeqytetin e plotë dhe bashkuar të Izraelit”.

Studiuesja e politikave Shira Efron u shpreh për Business Insider se edhe pse ka mënyra që SHBA-të t’a njohin ligjërisht Jerusalemin si kryeqytet, çdo veprim do të ishte tepër i rrezikshëm.

 

 

 

 

 

1 Comment

  1. MANJAKET E BESIMIT DHE INTERESIT ,JAN FUTUR RRUGES PA KTHIM ASHTU SI NE CESHTJEN SIRIANE ,,TASHME KA TE DREJTE TE SHPREHET CDO BANORE I TOKES MBASI KOSTOT E KESAJ QASJE I PERFSHIJN TE GJITH,GJERAT QE PACMANGESHEM DUHET TI DIM TE GJITH JAN KTHIM PAS PREJ NGA DOLEM NUK KA ,NE GJITHESI VEND TE REZERVUAR NUK KA ,NE TOKE TOKEN PO E SHKATRROJME ME DUART TONA ,PACMANGESHEM ULLTOJME DREJT ETAPAVA TE PERCAKTUAR NGA ZOTI BOTNAVEJETA NE KETE BOTE ,VDEKJA JETA NE VARR RINGJALLJA DHOGARIA DHE PERJETESIA TE HUMBUR APO FITUAR,ZOTI GJITHESISE PER ATO QE DESHIROJNE UA KA BERE TE MUNDUR ,TE KUPTOJNE CFAR I HUMB DHE CFAR I SHPETON PERMES SHPALLEVE TE TIJE, DIJENI SE TEK ZOTI PADREJTESIA NDESHKOHET ASHPER DHE DREJTESIA SHPERBLEHETDIJENI SE SIKUR TE NDIQNIT DREJTESIN DO TE SHIHNIT TE KUNDERTEN E KETI RALITETI QE EDHE JU TASHME JU TRISHTON ,NESE MBESHTETENI TEK E VERTETA ULLZIMI ZOTIT ASKUSH NUK HUMBE VECSE TE GJITH FITOJNE NDJEHEN KRENARE DHE TE SHPETUAR TE QETE DHE NE PAQEMOS PROJEKTONI ARMIKUN SEPSE ARMIK TE VEDIN SEJCILI KA VETEN E VET ,EGON ,PROFETI FUNDIT KA FOLUR SHUM PER TE SIKUR ,GJITH TE SHIKONIM VESET TONA NE RAPORT ME CFAR THOT KRIJUESI JONE TE GJITH DO MBETESHIM VELLEZER,,ARMIK TE CILESUAR KEMI DJALLIN E MALLKUAR ,I CILI NA FRYN EGON PER VEPRA TE KEQIA,JU KUJTOJ DISA GJERA DERI TANI SHKENCETARET E VERTETUAN KURANIN KU MOREN SHUM DOBI NE TEKNOLOGJIN E ZHVILLIMIT SHOQERORE,PO ASHTU DHE SHUM HADITHE PROFETIKE, POR KA HADITHE PROFETIKE QE I PERKASIN ZHVILLIMEVE TE MEVONESHME PERSA I PERKET ZBRITJES SE ISAIT ,A,S BIRIT TE MEJREMES,KU NUK MBETET ASNJE CIFUT DHE AS I KRISHTERE PA PRANUAR ISLAMIN,UN HABITEM ,NE KEMBENGULJEN NJERZORE TEK VETJA VLERSIMIN E VETES ,KU VETJA JONE ESHTE E DOBET ,NE KUR LINDEM LINDEM TE DOBET DHE PO NGA DOBESIA VDESIM,NUK MUNDEM TE NDALONIM LINDJEN DHE AS VDEKJEN SEPSE SNA PUET KUSH ESHTE PERCAKTIM I ZOTIT ,KAQ FORC KEMI DHE BEJME SIKUR NE BEJME NAMIN ,JO NE CDO GJE QE VEPROJME NE TOKE MATEMI ME LIGJET E ZOTIT TE CILAT JAN TE UNIFIKUARA TEK CDO GJALLESE NE GJALLERIN E JETES,DHE BAZ TYRE NE EKZISTOJME,CFAR MENDOJME SE PO BEJME E SAKTE NE KOHEN E ISAIT PRANOJNE ISLAMIN DHE BOTA KA PAQE DERI KAFSHA ME KAFSHEN ,KURSE NE KOHEN TONE LUFTOHET ISLAMI MUSLIMANET ,DHE NDOLL CDO E KEQE NE TOKE ,JU FTOJ TE GJITHEVE ,QETESOHUNI ,PYESNI ZOTIN TUAJ DHE TE DERGUARIN E TIJE DUKE LEXUAR SHPALLJEN E TIJE DHE LEXUAR JETEN DHE VEPRIMIN E MODELIT TE JETES TIJE PASTAJ VLERSONI RALITETIN NDANI PROBLEMET DHE PRANONI ZGJILLJET JEMI NJERZ ME ARSYE DHE MUNDESI JO FORMAT NJERZORE ,DUHET TA KUPTOJME QE JETA NUK U KRIJUA KOT SHKEL E SHKO PA QELLIM KRIJIMI SE KRIJUAM NE ,DUHET TE BINDEMI QE NE MENYRE TE MIRFILLT PO SPROVOHEMI ,NJERI ME TJETRIN KU PREJ SPROVES OSE HUNBIM OSE FITOJME FITOJME VETEM ME DREJTESI HAK VLERA SIPAS ULLZIMIT ZOTIT DHE HUMBIM SIPAS EGOS TONE,PERSE TE MOS FITOJME PERDERISA SHPIRTI YNE E NDIEN DHE DON TE DREJTEN SEPSE U KRIJUAM ME TE,AJO QARTESON GJALLERON KA ZGJILLJE ,POR TJEREVE U BEJME PADREJTESI NDERSA PADREJTESIN TE NA BEJNE TJERET E URREJMEPOR DUKE U ZHYTUR NE PADREJTESI PACMANGSHEM NE PO HUMBIM SHPIRTERAT TANE DREJTESIA QETESON SHPIRTIN FRENON EGON KURSE EGOJA SHKATRRON SHPIRTIN DHE GJITHCKA EGOJA I PERKET KESAJ BOTE KURSE SHPIRTI PERJETESISE ,FTOHENI TE SHPETONI SHPIRTIN ME FITIMIN E PERJETESISE SHPERBLIMIN E ZOTIT,QE RRENJET I KA NE KETE BOTE ME OBLIGIME ALLURIM NDAJ ZOTIT PUNE DHE VEPRA TE MIRA ,NDOLLE QE NESE NDRYSHOJME ,ZOTI MALLERISHEM NDRYSHON CAKTIM NDAJ NESH KU NE VEND TE NDESHKIMIT ZBRET MESHIREN E TIJE NDER NEKOHA NA FTON NE BIVLERSIM RALITETI NDARJE PROBLEMI DHE PRANIM ORIENTIMI ,PERMES VLERAVE TOLERANCES MIRKUPTIMIT ,URTESISE FALJES ,NDJESES DREJTESISE HAKUT ,TI LEME DICKA NE DORE ZOTIT DHE DICKA TA ZGJILLIM PERMES VLERAVE DHE MESHIRES DURIMIT,LE TE NDJEKIM SHEMBULLIN ME TE MIRE KOHEN E MUHAMEDIT A,S DHE KOHEN E ZBRITJES SE ISAIT BIRIT TE MEREMES SE SI PAQA ESHTE PREZENTE ,NE TOKE ,BOTA I KA GJITHA MUNDESIT QE PAQEN TA ARRIN EDHE TANI SEPSE AI ZOT QE ISHTE ATEHERE PPO AI ESHTE PRAP ,SHPALLJEN E TIJE E KEMI NDER DUAR PO TANI DICKA ME SHUM FAKTE DHE BINDJE RRETH SHPALLJES SE TIJE DIETARE TEOLOGE ,DHE EKONOMI BOTES NUK I MUNGON ,PER NJE PAQE DREJTESI NORMALITET NE CDO CEP TE GLOBIT NUK ESHTE E PAMUNDESHME,I FTOJ TE GJITH KUSHDO QE DICKA ME SHUM LE TE BEHET PLOTESUES NE DOBI DHE KUSHDO QE SHEH NDONJE GABIM NE SHPREHJE LE TA PERMIRSOJNE ME MIRE MBASI AS UN NUK JAM I PAGABUESHEM POR QELLIMI IM ISHTE TE SHPREH NJE FJALE TE MIRE NESE AJO MUND TI SHERBEJNE DOBIS NJERZORE QOFTE DHE SI KUJTESE ME RESPEKT PER TE GJITH UROJ TE NDOLL ME E MIRA PER TE GJITH

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu