Një 51-vjeçar shqiptar humbi jetën në Itali pasi kamioni që po drejtonte u aksidentua rëndë në jug të Veronës.
Sipas mediave italiane, deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe identiteti i shqiptarit. Mësohet se shqiptari punonte në një ndërmarrje transporti në Paduan.
Aksidenti solli bllokimin edhe të trafikut në autostradën A22 ku ndodhi ngjarja. Vazhdojnë hetimet lidhur me aksidentin.