• |
ide | kryesore

Po ekstradohej nga SHBA për vrasje, shqiptari ndalohet nga italianët si i kërkuar

Lajme, Të fundit



Luc Lucaj u deportua nga SHBA për në Shqipëri pasi këtu ai është i dënuar për vrasje. Autoritetet përdorën Romën si tranzit për të ardhur nga SHBA. Por atje ai u ndalua nga autoritetet italiane, kjo pasi këta të fundit përcaktuan se ai kërkohej gjithashtu në Itali, për vepra kriminale.

Lucaj shkoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si një i dënuar për vrasje, në përpjekje për t’i shpëtuar krimeve që kishte kryer. Ndërsa në gushtn e vitit 2000, Lucaj u përfshi në një konflikt me dy vëllezër në Romë, sherr i cili çoi në vdekjen e njërit prej tyre. Më vonë Lucaj vrau edhe vëllain tjetër. Ai u arrestua në Shqipëri.

Në 2009, Lucaj u dënua në mungesë për vrasje, me 14 vjet e gjysmë burg nga Gjykata e Lezhës. 6 vite më pas ai u arrestua në Amerikë, pasi kishte hyrë në këtë shtet në mënyrë ilegale. Në Maj të 2017-ës, gjykata vendosi që Lucaj të kthehej në atdhe.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *