• |
ide | kryesore

Arta Marku, kush është kryeprokurorja që u betua mes tymit dhe flakëve

Kryesore, Lajme



Arta Marku është zgjedhur sot nga Parlamenti ne një seancë të tensionuar,me bomba tymuese, sherre dhe me një votim kaotik me 69 vota si kryeprokurore e përkohshme e Shqipërisë. Ajo tha Betohem pas leximit të formulës nga Gramoz Ruçi mes një kaosi total në parlament. Ajo u përzgjodh nga gara e organizuar vetëm nga PS mes 7 kandidatësh të cilët u eleminuan njëri pas tjetrit. E çuditshme është se 41 vjeçarja, nënë e dy vajzave (sapo ka mbaruar lejen e lindjes) nuk ka treguar kurfarë skrupulli se do të zgjidhej vetëm me votat e njërës palë politike, pa kaluar përmes filtrave të vettingut dhe jo mga Këshilli i Lartë i prokurorisë siç parashikon reforma në drejtësi.

Megjithëse shumë nga opozitarër e cilësojnë atë si një kamikaze politike, të propozuar direjt nga Ulsi Manja ish shefi i saj në prokurorinë e Shkodrës, për socialistët ajo është nje profesioniste e spikatur. Ata vlerësojnë në CV e saj faktin se kjo magjistrate e vitit 2002, në vijim është trajnuar brenda dhe jashtë vendit nga institucione akademike si Shkolla e Magjistraturës, Universiteit i Gjenevës, Fakulteti i Drejtësisë, TAIEX, OPDAT etj

Arta Marku ka punuar fillimisht si prokurore në Prokurorinë e Fierit për dy vite në periudhën 2001-2002. Nga viti 2002 dhe vazhdim ka qenë prokurore në Prokurorinë e Shkodrës ku ajo u njoh me njeriun që tani sponzorizoi katapultimin e saj, deputetin socialist Ulsi Manja.

Duke parë nxitimin me të cilin ajo shpejtoi të thotë “Betohem” duke u përdorur nga deputetët e majtë në betejë me opozitën, u hap një fjalë se ajo do të shkonte që sot të prezantohej në zyrën e re për të zëvendësuar Adriatik Llallën. Por Arta Marku ka marrë menjëherë makinën për t’u kthyer në Shkodër atje ku vazhdon të banojë me bashkëshortin dhe dy vajzat.

©Lapsi.al



4 Comments

  1. aftesia ,dhe qendrimet ,jan sita ,[sepse drejtesia ka vlerat dhe padrejtesia antivlerat],e treguesve te vlerave per opinjonin ,te perkrahjes apo kundershtimit te cdo kujte ne ecurine e zhvillimit te jetes ne cdo fushe un jam me drejtesin vlerat

  2. Mbani mend ju koqet e lapsit si u rizgjodh Sali Berisha president ne 1997-en mes luftes, tymit te barutit dhe gjakut te shqiptareve? Tani ka ardhur koha te jape llogari per krimet qe ka bere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *