• |
ide | kryesore

Kronologjia e fakteve/ Kush po manipulon me “prokurorin e bandave”?

-Instant, Kryesore

E gjithë sa po ndodh rreth prokurorit Arjan Ndoji, ndaj të cilit u bë atentat pak ditë më parë, është një histori e turpshme e një shteti të kapur. Duket sikur e gjithë makineria e pushtetit është vënë në lëvizje për të demaskuar magjistratin nga Durrësi, për të zbatuar vijësjelljen që ka përcaktuar kryeministri Rama dhe papagalli i tij zëvendës.

Ajo që është më e tmerrshme, po të shikosh reagimin e organeve shtetërore dhe zellin e mediave të regjimit, qëndron në faktin se më shumë energji po harxohet për të demaskuar Arjan Ndojën sesa për të zbuluar atentatorët e tij.

Duket sikur më të rëndësishme janë mëkatet që ai ka bërë në ushtrimin e detyrës, sesa akti makabër i shkrepjes së kallashnikovit në mes të ditës.

Natyrisht, askush nuk ka ndërmend të mbrojë këtë prokuror. Ka shumë indicie dhe dyshime se ai nuk e ka bërë si duhet, me pastërti dhe panashmëri, punën e tij.

Ka shumë hije në miqësitë e tij me botën e nëndheshme dhe me ushtrimin e detyrës për shantazh.

Por thënë këtë, sërish ka një anomali, e cila po të shihet hap pas hapi, të bën të dyshosh.

Pasi Edi Rama e përmendi dy herë me emër dhe mbiemër, pasi Braçe e degjeneroi publikisht, ndaj tij ka filluar një fushatë kryqëzimi publik. Fjala vjen për të njëjten çështje që ai u akuzua, ka edhe një vendim gjykate të shpallur dhe të arsyetuar, por askush nuk merret me vendimin e gjykatës, që la në burg zyrtarin e qeverisë, por vetëm me Arian Ndojën.

Dhe dyshimet nuk përfundojnë këtu. Ato vazhdojnë me lajmet e fabrikuara që shërbejnë për të ndërmarrë vendime institucionale. Fillimisht u përhap një lajm, me burime të pakonfirmuara (shiko poshte) sikur në makinën e goditur nga atentati ishin gjetur dosje të vjedhura në prokurorinë e Durrësit. E theksojmë, asnjë organ zyrtar nuk e ka pohuar këtë deri më tani. Pastaj u pompua një tjetër lajm sikur prokurori e kishte pranuar ekzistencën e këtyre dosjeve dhe kish thënë se ato i shërbenin për konsulencë ligjore.

Dhe këtu vijmë tek pika kur propaganda bëhet qesharake. Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP), institucioni i parë i ngritur nga reforma e re në drejtësi, vihet në shërbim të Edi Ramës. Atij i mjafton një lajm me burim anonim dhe një lajm tjetër që i referohet Arian Ndojit, pa zërin dhe figurën e këtij të fundit, për të kërkuar inspektimin e të “dyshuarit të madh” (lexo poshte). Pra KLP, vetë shndërrohet një nje organ që vihet në lëvizje me thashetheme. Dhe jo vetëm kaq, por duke prishur edhe koherencën e saj, sepse në raste të tjera ka marrë vendim se inspektimi i parregullsive nuk është tagër i saj, por i Inspektoriatit që nuk është ngritur akoma.

Pas qeverisë, edhe KLP-ja kërkon dënimin e prokurorit Ndoji

Por, pavarësisht se ligji nuk i ka dhënë këtë kompetencë, reagimi i duhet partisë për të pompuar pistën e prokurorit kriminel. Prandaj, KLP i shkruan Arta Markut që ta hetojë Ndojën. Më e zellshme, Arta Marku, që pret të rizgjidhet nga socialistët, e sfidon KLP për të thënë se ajo tashmë i ka nisur hetimet për të pushuar nga puna prokurorin që gjendet ende në shtratin e spitalit, i prekur nga plumbat.

Edhe Arta Marku nis verifikimet për prokurorin Arjan Ndoja

Dhe në publik, e gjithë kjo lojë kungulleshkash, Kryeministër, zv kryeministër, KLP, prokurori e përgjithshme, të lë përshtypjen sikur pyetja kryesore është: Sa i korruptuar është prokurori? Ndërkohë që për çdo mendje normale dilema duhet të ishte tjetër: kush qëlloi mbi atë që ende eshte zyrtari i shtetit dhe mbi të gjitha për çfarë qëllimesh?

Kjo përmbysje prioritetesh, e përforcuar së tepërmi edhe nga mediat e regjimit, të bën të ngresh dyshimin: pse po tentohet të manipulohet kjo histori? Çfarë interesash ka kupola e Rilindjes, që kërkon t’i fshehë pas lojës me demaskimin e prokurorit?

Natyrisht, kushdo që ngre këtë pyetje, nuk ka aspak për qëllim të mbrojë Arian Ndojën, i cili mund të jetë 100% ashtu sikurse e përshkruajnë, por të ndezë sinjalin e alarmit ndaj manipulimit që po bëhet nga krerët e qeverisë dhe nga palaçot e tyre në krye të drejtësisë për të manipuluar publikun, se zbulimi i mëkateve të prokurorit është më i rëndësishëm sesa zbulimi i arsyeve të atentatit ndaj tij.

©Lapsi.al

16 Comments

    1. Kush e gjen cfare te perbashket kane; Ndojt, Markajt, Prelat, Lleshajt &Co, pervec te qenurit Neandertal, krijesa honesh dhe shpellash te errta, te shoqerise njerezore?

  1. Analiza qendron dhe fort biles. Me e rendesishme eshte te provohen fjalet e KM, pra te manipulohet publiku dukje u bombarduar me gjysem te verteta, se sa te zbulohet krimi, pra atentati ndaj nje punonjesi te shtetit dhe gjeneza e ketij krimi. Per me teper, ne kete menyre, shmanget sadopak ideja qe atentatoret moren zemer nga fjalet e KM dhe zevendesit tte tij. Me sa duket prokurorit po i behet presion qe te mos flase sepse fijet e ketij krimi mund te cojne shume larg… Dicka qe nuk shkon ne kete shkrim, eshte epiteti papagalli qe vihet nje njeriu i cili nuk mund te krahasohet me kafshe apo shpende, por vetem me insekte

  2. Ka kujt ti ngjaj shkerdhata km pasi babai i tij ka ngritur doren per varjen e Havzi Neles, prandaj dhe ky i ngjan monstres se kuqe por po i mbarohen sec edhe ketij monstre te pa pare💩💩

  3. Kur nuk ju intereson artikulli thoni e ka bere PD o dylber mavi. Ai prokuror duhet larguar nga sistemi i drejtesise vetem per faktin qe ka lidhje me njerez te malavites, por prononcimi i Kadriut dhe Erjon miut eshte per te vene duart ne koke. Pushteti nuk ka perse fut hundet ne sistemin e drejtesise ne nje shtet normal por ku i kuptoni ju keto gjera pasi juve ju mjafton fjala e udheheqesit tuaj te madherishem

  4. TANI PO QE E KENI KAP DASHIN PER BRIRESH .
    KY VEND ESHTE BERE ME SHUME SESA BORDELLHANE POR ,
    STRUMNULLAR I GJITHE KESAJ ESHTE VETEM NJE , I BIRI I ANETES .

  5. Shkrimi flet se nuk meren vrasesit,por fakti njeri eshte arrestuar,shkrimi nuk flet per dosjet e konomit te zhdukur me tritol,hartat e tokave ne makine bashke me rrumin e familjes berisha,o shkullak ju prokuror duhet te ishte arrestuar,per ta mbrojtur nga zagaret e salihut qe jane rrugeve per ta cuar deri ne fund vrasjen e tij,ditet ne vazhdim ky shkrim do korigjohet nga Shkullaku

  6. I paemer i ores 15:13, qenke “i mireinformuar”. Me nje fjale ose te kane bere lavazhin e trurit, ose nuk te funksionon fare materia e perhirte qe ke te mbuluar me floke. Gjetja e dosjeve nuk eshte e konfirmuar, deri me tani eshte vetem spekullim i mediave te Kadri Kazan Timon Tepsise. Numrin e Berishes prokurori mund ta kete sic e ka shume kush, por ai prokuror rrjedh nga nje familje e majte dhe eshte votues i se majtes. Ne makine bashke me te ishte nje person qe ka shume lidhje me te majten dhe qe e ka ndihmuar rilindjen per vota. Keto jane fakte te vertetuara deri me tani dhe nxjerrin te zbuluar shefat e tu, njelloj sic ajo cfare shkruan ti , nxjerr zbuluar aftesite e tua llogjike qe jane ato te nje personi me shume mungesa ne sistemin nervor qendror si dhe ne organin qe komandon ate sistem

    1. po merreni me propaganden e qeverise per disinformim .supozoje se dukush qe ke nje konflikt me dike nderron mesazhe kercenuse me te dhe pas nje jave personit i behet tentative per vrasje besoj se do kishe mandat kerkimi nderkomtar .e njejta gje duhet te vlej per edi ramen dhe ai nuk duhet te jete mbi kushtetute .nga 70 % e prokurorve dhe gjykatesve te korruptuar pse rama i djeg vetem ndoji .per kete duhet te pergjigjet zoti rama .mos te paguaj njerez me taksat emija tme tregojne cfare duhet te bej

  7. Shume prej nesh kemi makina! I mban ndonjeri dokumentat e punes me vete, ne makine, e te beje xhirro cdo dite me to ?! Sidomos, kur jane edhe aq shume, saqe dashkan thase per t’i vendosur ?! Sidomos kur jane sekret shteterore (cdo dokument qe ka vule shteterore nuk lejohet te nxirret jashte zyrave) ?! Sidomos, kur jane edhe te vjedhura dhe me zarar ?! Sidomos, kur e di qe te eshte vene pas e tere qeveria me zv.kryeminister e kryeminister ?! Jo, nuk ndodh kjo ! Atehere cfare ndodhi me prokurorin Ndoja, qe iu be atentat dhe qe kishte gjithe ato dosje me vete ?! Ai u takua me nje nga njerezit me te frikshem e problematik te Durresit dhe dosjet qe prokurorit iu gjeten me vete, kishin te benin me ate njeri. Do te thote qe prokurori nuk i kishte rastesisht me vete ato dosje dhe sic duket ne ate udhetim ai kishte ne plan t’ia dorrezonte Rremit (gangsterit te Sukthit). Rremi nga ana e vet, la makinen e tij dhe hypi ne ate te prokurorit… Sic duket qarte, ata kishin lene takim e vazhdonin te mbaronin punen qe kishin lene…Atentati thuhet ka qene i miremenduar (dhe s’ka dyshim), do te thote mirellogariten levizjet e shenjestres dhe gjendet momenti me i pershtatshem per t’u bere atentati…Por kush ishte shenjestra e atentatit ?! Pa qene fare specialist krimesh, si e kishin me lehte autoret ta benin atentantin per cilin do shenjester ?! Nese shenjestra do ishte prokurori, atentatoret shume me lehte e kishin ta sulmonin, kur ai do ishte vetem me shoferin se sa kur ne te hypi edhe nje super njeri problematik se Rremi (e pamundur qe ata si vrases mos ta njihnin ate njeri) ?! E njejta gje, nese shenjestra do ishte Rremi shume me lehte vrasesit e kishin te sulmonin kur Rremi do ishte vetem se sa kur ai u takua me 2 te tjere ?! Por atentatoret nuk jane aq amatore, cdo levizje jashte planit sjell anullimin e “operacionit” per ate dite. Prandaj logjika te con se ata nuk donin te zhduknin thjesht njerin, cilindo qofte. Probabiliteti me i mundshem, eshte qe atentatoret DONIN T’I SULMONIN TE DY, ose PROKURORIN, por qe te ishte ne prani te njeriut problematik. Dhe mundesisht te ishte aq i perlyer saqe askujt mos t’i shkoje mendja te kete meshire per te…Dhe te dilte Artan Hoxha, Alfred Peza, Lorenc Vangjeli e deri tek Baton Haxhiu, te na tregonin se ky prokuror kishte vjedhe me vete dosjet problematike te tokave… Kthehemi tek atentatoret…Nga e dinin ata, qe do ishin te dy bashke ?! Eshte afermendsh se prokurori sidomos ato dite (kur ishte ne syrin e ciklonit te tere qeverise), s’mund te rrinte ne shoqerine e njerezve problematike si pa gje te keqe…Por nga ana tjeter ai duhet t’i dorrezonte ato dokumenta (te vjedhura dhe te marra ne menyre te paligjshme) tek Rremi sepse ky i fundit edhe kishte interes per to edhe mund te ishin me te sigurta ne duart e tij. E gjithe rrjedhja e ngjarjeve te con ne kete perfundim logjik…Por ngelemi tek pyetja: si e dinin atentatoret qe prokurori do kishte me veta ato dokumenta te marra ne menyre antiligjore (qe e implikojne aq keq, saqe askujt s’do i vinte keq nese vritet apo ngelet gjalle) ?! Si e dinin qe ai do takohej edhe me nje nga njerezit me problematike te Durresit ?! Duke krijuar keshtu rastin me te mire te heqies qafe te prokurorit dhe nga ana tjeter askujt mos t’i vinte keq per ate palaco prokuror qe vjedh dosjet e duke ia dorrezuar njerit prej krimineleve me te rrezikshem…Si perfundim , mendoj qe prokurori eshte pergjuar, si ne telefon edhe ne cdo levizje qe ka bere. Takimin me Rremin e Durresit do e kete lene ne telefon duke diskutuar edhe arsyet e takimit (dorrezimin e dosjeve ne mbrojtjen e Rremit). Dhe pasi kane mesuar detajet atentatoret paten kohen te benin planin dhe te organizonin atentatin dhe gjeten momentin me te pershtatshem per te realizuar atentatin. Por, kush ka mjetet te pergjoje prokurorin ne detyre, sado i keq qofte ?! Patjeter edhe krimi ka potenciale te beje gjera te tilla si pergjime, por krimi e mafia nuk kujdesen qe per te hequr qafe nje njeri, ta gjejne ne shkelje te renda te ligjit sa te justifikohet vrasja e tij e te kaloje pa u ndalur shume ne ate gje. Nese gjurmet nuk te cojne thjesht tek krimi, qe te ishte i interesuar per ta hequr qafe , atehere kuptohet se kush dha lejen dhe ofroi logjistiken e nevojshme qe te hiqej qafe prokurori Ndoja. Sigurisht kishin gati edhe kurbanin Rrahja, (njesoj si Muratin, kurbanin e vjedhjes se lekeve ne Rinas).

  8. Motivi i arrestimit te te dyshuarit: “jane gjetur gjurme ne makine”. Me pak fjale, i dyshuari ka qelluar me arme, me pas eshte futur ne makinen e viktimave, dhe ka lene aty nje objekt me gjurmet e shenjave te gishterinjve te tij.

  9. ka me shume anomali se kaq .e para kryeministri shqiptar duhet te hetohej per vrasje esht e njejta gje qe beri berisha me deshmitarin e gerdecit .e dyta se di sa toka kan grabitur luli dhe monika ne gjirin e lalzit qe nuk i ndjehet zeri .dhe e treta kemi pare cdo lloj cudije dhe te forti ne shqiperi ppr kurr nuk kane tentuar te ngrine armet kundra shtetit dhe ska per te ndodhur kurr .sbesoj se egziston dikush me aq bythe ne shqiperi dhe kudo sa ti qelloj ne mes te dites nje prokurori me perjashtim kur urdhrin e jep shefi madh .mendoj se edi rama duhet te japi dorheqjen nje ore e me pare kurse basha dhe monika te zhduken nga skena politike nje ore e me pare se jane bere pale me qeverine ne dem te popullit shqiptar

  10. Po pse skerdilajd konomi nuk u vra per te njejten arsye? Bandat e partive. Dhe jo vetem e njeres. Ata e dine vete cfare ka ndodhur. Banda partish. Pazare.

  11. Ai ose ajo qe ka shkruar kete artikull, meriton nje atentat ndaj tyre. Pavaresisht ciles partie i perket ( motren PS, PD dhe LSI ) pyetja e cdo gazetari serioz duhej te ishte : Ore ky prokuror shteti cfare donte ne te njejten makine me nje kriminel ?

    Shkon e vdes shoferi hallkeq ne pune te vet dhe per buke te gojes, kurse 2 kriminelet e vertete vazhdojne te jetojne. Realitet shkerdhate.

    1. Nuk mund të vejë dorn në zjarr askush për ndershmërinë e prokurorit Ndoja.
      Por a janë më të ndershëm se ai kryeministri Rama e zv/kryeministri Braçe ?
      Janë të dy këta që e akuzuan publikisht këtë prokuror se ka lidhje me bandat kriminale.
      Por a nuk janë denoncuar publikisht deri në mediat më të mëdha botërore shefat e qeverisë e të PS për lidhje me bandat mafioze të trafikut të drogës ?
      U gjet një “dentist” i sojit Rraja, që të vrasë një shofer pa asnjë faj, e tju krejë nga një dhëmballë dy poleve të kundërta, një prokurori e një banditi.
      Ato historitë konspirative me dengje e thasë dokumentesh sekrete që qenkan gjetur në makinë, janë ose abuzime mediatike tepër naive, ose tepër djallëzore të autorëve porositës të këtij atentati, për të larguar vëmendjen publike nga ngjarja konkrete e personazhet konkrete, për të ushqyer fantazinë e hazdisur të shqiptarëve të ndikuar me filmat e shumtë policorë.
      Sidoqoftë, për mendimin tim, pas kësaj ngjarje, si Rama, ashtu edhe Braçja, më së paku duhet ti kërkojnë falje familjes së shoferit të vrarë, pasi ishte akuza e tyre publike për prokurorin Ndoji, që çoi në këtë ngjarje kriminale.
      Që Rama e konsideron veten kryeprokuror e kryegjykatës të Shqipërisë, ka dhënë prova të shumta për këtë, por edhe një kryeprokuror e ka të ndaluar reptësisht që qoftë edhe për hir të sekretit hetimor, të shpallë publikisht fajtor cilindo që nuk është cilësuar si i tillë nga një gjykatë.
      Ndërkaq, është e vertetë që në Shqipëri, në luftën politike , është bërë e zakonëshme që mediat e opozitat të cilësojnë me emra qeveritarët si “banditë, vrasës apo hajdutë”, por një kryeministër që është betuar në parlament që do ti shërbejë të gjithë qytetarëve të vendit të tij njëlloj, nuk ka sepse të abuzojë duke bërë edhe prokurorin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu