Pas sulmit me tritol në një lagje të shkodrës, policia jep detajet zyrtare lidhur me shpërthimin, ku mbeten 7 persona të plagosur. Lidhur me autorët e ngjarjes, policia bën me dije se ka ngritur pika të shumta kontrolli në pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit. Ndërkohë që janë shoqëruar disa persona në komisariat.
3 nga personat e plagisur në shpërthim janë në gjendje të rëndë dhe për këtë arsye janë dërguar drejt Tiranë për një mjekim më të specializuar. Forcat e Rendit dhe FNSH e Shkodrës kanë kryer shoqërime dhe po marrin deklarime nga persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes. Agjentet e Krimeve kanë sekuestruar pamje filmike me vlerë për hetimin. Në Shkodër kanë mbërritur dhe ekspertë të Krimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë.