Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu u shpreh se SHBA-të do të zhvendosin ambasadën e tyre nga Tel Avivi në Jerusalem brenda një viti.
“Vlerësimi im solid është se SHBA-të duket se do të zhvendosin ambasadën shumë më shpejtë nga ajo që mendojnë të gjithë, brenda një viti nga tani” – i tha Netanyahu gazetarëve.
Muajin e kaluar, Donald Trump, zyrtarisht njohu Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe urdhëroi zhvendosjen e ambasadës në qytetin e shenjtë.
Ndryshimi i politikës së SHBA-ve ka shkaktuar protesta në botën arabe dhe muslimane dhe një valë protestash në tokat palestineze që kanë lënë të paktën 16 të vdekur.
Administrata amerikane njoftoi ditën e djeshme se do të pezullojë 65 milionë dollarë ndihma për palestinezët.
Jerusalemi mbetet në zemër të konfliktit Palestinë-Izrael, me palestinezët duke shpresuar që Jerusalemi Lindor, tani i pushtuar nga Izraeli, mund të shërbejë si kryeqytet i një shteti palestinez.