• |
ide | kryesore

Iu gjet heroinë në autobuzin e firmës së tij, pezullohet nga detyra shefi i krimit në Korçë

Lajme, Të fundit



Pezullohet nga detyra Shefi i Hetimit të Krimit në drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit në Korçë, Edmond Çela, pronar i linjës së autobusëve ku u gjet dje 2 kg heroinë. Çela është pezulluar nga SHÇBA pas sekuestrimit të 2 kg heroinë nga policia greke ne autobusin e linjës Shqipëri-Greqi.

Sakaq çështja e heroinës së sekuestruar në Kapshticë i ka kaluar Krimeve të Rënda. Policia lokale po vijon hetimet për mundësinë e implikimit të personave të tjerë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike me Greqinë. Pjesë e hetimit do të jetë edhe oficeri i policisë i pezulluar nga detyra Edmond Çela.

Kujtojmë që heroina në autobusin me pasagjerë u gjet vetëm pas kontrollit të specializuar të skanerit grek. Ishte Policia Kufitare shqiptare ajo që u informua fillimisht se në autobusin me pasagjerë po transportohej edhe heroinë, por pavarësisht kontrollit fizik të kryer në automjet, si edhe me skaner, nuk u arrit të zbulohej droga. U desh kontrolli i detajuar me skanerin e specializuar të palës greke, që të zbulohej lënda narkotike. Menjëherë pas ngjarjes Policia e Korçës arrestoi shoferin.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *