• |
ide | kryesore

Sot dita e dytë e bisedimeve Bushati-Kotzias në Korçë. A do të ketë ‘tym të bardhë’?

Lajme, Të fundit



Vijon sot në Korçë dita e dytë e bisedimeve mes ministrave të Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, në përpjekje për të zgjidhur çështjet e lëna pezull mes dy vendeve. Deri më tani s’ka asnjë komunikim zyrtar se për çfarë është diskutuar gjatë ditës së parë. Pika më e nxehtë është marrëveshja detare, për të cilën është raportuar se pala greke kërkon që deri në muajin prill të ketë njëë dakordësi.

Çështjet për të cilat është arritur dakordësi është heqja e ligjit të luftës, varrezat e ushtarëve grekë në Shqipëri, pronat e kishës ortodokse, disa çështje për shërbimet konsullore, sigurimet shoqërore, patentat etj. Ndërkohë për çështjen çame duket se s’do të ketë asnjë përparim. Bisedimet po zhvillohen në një hotel të vogël të Korçës dhe do të zgjasin tre ditë. Ky është raundi i dytë i bisedimeve që pason ato të zhvilluara në ishullin e Kretës gjatë muajit nëntor. Mbrëmjen e kaluar të dy ministrat shëtitën së bashku në bulevardin e Korçës dhe pazarin historik.

©LAPSI.al 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *