• |
ide | kryesore

Vjen reagimi i parë i Ramës për protestën: Protesto mos bëhet Vettingu dhe mos mbyllet dyqani i çizmeve

Lajme, Të fundit



Rama e ka nisur ditën e sotem si çdo herë me një postim ku ka publikuar një artikull të gazetës irlandeze që e rendit Shqipërinë ndër destinacionet për të mos u humbur të turizmit. Ndërkohë nga ana tjetër Opozita sot do të zhvillojë një protestë para Kryeministrisë në orën 12:00, gjë të cilën kryeministri duket sikur nuk e ka përilluar këtë mëngjes të shtunë.

Por ka qenë një komentues që i ka numëruar Ramës të gjitha arsyet për te cilat sot ai do të protestojë, duke e bërë që Rama të shprehet për këtë protestë dhe duke thumbur edhe Monika Kryemadhin.

Kryeministri i është përgjigjur “Mbi të gjitha protesto që të mos shkojë deri në fund Reforma në Drejtësi, të mos bëhet Vettingu, të mos hapen negociatat për anëtarësim në BE dhe të mos mbyllet dyqani i çizmeve të majta që përdoren edhe për këmbën e djathtë.”

 

 



3 Comments

  1. Edvini kujton se ka akoma idiotë që e besojnë për vetingun. sidomos pas ngjarjeve të këtij muaji me prokurorinë e drejtësinë.

  2. Ketij pushti i ka ngelur vetem vetingu si e vetmja vegje ku mund te mbahet akoma! (ah harrova edhe Meron)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *