• |
ide | kryesore

Vrasja e Kasmit/ Arrest me burg për 4 të arrestuarit

Lajme, Të fundit



Gjykata e Tiranës dha  sot masën e arrestit me burg, të kërkuar nga prokuroria, për 4 të arrestuarit për vrasjen e Devi Kasmit.

Përveç killerit grek, Eftimu Eftimius, të arrestuar janë edhe Elton Halipaj, Malvin Dinellari dhe Elton Hoxhallari.

Mësohet se greku kishte lënë  10 mijë euro garanci, por nuk është pranuar.

Eftimius ka deklaruar më herët në dëshminë e tij se nuk ka lidhje me këtë ngjarje dhe ka mohuar kategorikisht që të ketë vrarë ai Kasmin.

Ai në seancë ka deklaruar se është dënuar dhe një herë tjetër për përdorim kokaine.

Seanca në ngarkim të tij u mbajt me dyer të mbyllura, pasi sipas prokurorit çështja ka sekrete hetimore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *