• |
ide | kryesore

Detajet e reja/ Vrasja e Devi Kasmit u porosit nga një bos shqiptar i burgosur në Greqi

Lajme, Të fundit



Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me vrasjen e Devi Kasit pak ditë më parë në kryeqytet. Gazeta e njohur grke “Kathimerini”, shkruan sot duke cituar një burim të policisë se Efthimios Efthimios është porositur nga një i dënuar shqiptar në një burg të Greqisë për të vrarë 42-vjeçarin në Tiranë.

Dyshohet se ky krim mund të lidhet me mosmarrëveshje të mundshme lidhur me trafikun ndërkombëtar të drogës. Porositësi i vrasjes rezulton të jetë në një burg të Greqisë dhe është arrestuar nga policia helene për trafik kokaine. Pas arrestimit të tij, në Greqi janë arrestuar dhe 30 persona të tjerë të kombësisë shqiptaro-greke.

Dyshohet se pjesë e këtij grupi që trafikonte kokainë dhe drogëra të tjera ka qenë dhe viktima Devi Kasmi. Ndërkohë në seancën e djeshme në Gjykatën e Tiranës Efthimios pretendon se është i pafajshëm dhe ka kërkuar të paguajë 10 mijë euro për lirimin me kusht, por kjo kërkesë nuk është kërkuar nga prokuroria. Atij iu caktua masa e arrestit me burg.

43-vjeçari Efthimios Efthimios ka një të shkuar kriminale. Ai gjithashtu ka shërbyer për dy dekada si pjestar i forcave speciale greke. Efthimios ishte ndaluar disa herë në vendin fqinj dhe ishte dënuar me 4 vite burg. Por ai ishte lënë i lirë pasi një person dëshmoi se 43-vjeçari e posedonte drogën për përdorim personal. Sipas mediave greke, Efthimios i cili banonte në një fshat malor të Artës, pas lirimit nga burgu kishte ardhur në Shqipëri ku dhe kishte krijuar lidhje me banda kriminale këtu.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *