• |
ide | kryesore

Pistat e hetimit/ Pse u eliminua biznesmeni 64-vjeçar në Tiranë

Lajme, Të fundit



Dalin të tjera detaje mbi eliminimin e tipit mafioz që ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Burime të lapsi.al në policinë e shtetit thanë se viktima është Memli Begalla, një biznesmen që shet goma makinash në zonën e Yzberishtit dhe në autostradë. Një nga pistat në të cilat po heton policia është ajo e borxheve të papaguara.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00 në rrugën “Nikolla Tupe” në sheshin mes disa pallateve. Burime të lapsi.al thanë se 64-vjeçari është ndjekur nga disa persona që lëviznin me një automjet tip BMW të zezë me xhama të errët. Viktima e ka kuptuar që po ndiqej dhe ka tentuar të futet në një parkim ku kishte lënë automjetin e tij.

Ai është arritur pranë një tuneli nga autorët të cilët kanë qëlluar disa herë mbi të me një armë me silenciator. Të njëjta burime thanë se viktima banonte në atë zonë. Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policie. Janë shoqëruar në polici disa persona që kanë dijeni mbi krimin. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *