• |
ide | kryesore

Bombardimet qeveritare në Siri/ Vriten 98 civilë, mes tyre 20 fëmijë

Planet



Forcat qeveritare siriane vranë 98 civilë, përfshi 20 fëmijë, nga bombardimet në rajonin e Ghoutës Lindore, të kontrolluar nga rebelët jashtë Damaskut.

Lajmin e bëri të ditur Observatori Sirian për të Drejtat e njeriut. 470 civilë mbetën të plagosur, disa prej të cilëve raportohet se janë në gjendje kritike.

Një zyrtar i OKB-së tha se situata po del jashtë kontrollit. Pothuajse 400,000 njerëz jetojnë në Ghutën Lindore, e cila ka qenë nën rrethim që nga viti 2013 dhe është territori i fundit nën kontrollin e opozitës siriane afër kryeqytetit të Damaskut.

Sipas raportimeve, forcat qeveriate siriane, po përgatisin një sulm tokësor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *