• |
ide | kryesore

Protesta pro demarkacionit, qëllohet me vezë Albin Kurti, arrestohet organizatori

Lajme, Të fundit

Sot ishte paralajmëruar një protestë në Prishtinë me kërkesë për deputetët e Kuvendit të Kosovës për të miratuar marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi.

Protesta ka nisur në orën 10:00, kur duhet të niste edhe seanca e Kuvendit të Kosovës. Bashkim Fazliu nga Fondacioni i Kosovës për Inovacion, organizator i protestës tha se duhet dhënë mbështetje demarkacionit për t’ua mundësuar qytetarëve lirinë e lëvizjes.

Por më pas Fazliu, është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi ka sharë liderin e VV-së, Albin Kurti, dhe ka gjuajtur me vezë në drejtim të tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu