• |
ide | kryesore

Basha: Bashkia e Tiranës lavatriçja e parave të drogës

Arkiva, Kryesore

Duke folur për 180 milionë eurot e drogës së kapura pak ditë më parë kreu i PD-së Lulzim Basha ka theksuar se jo vetëm ky trafik nuk mund të bëhej pa bekimin e qeverisë, por ai këmbënguli se socialistët kanë gjetur edhe mënyrën e pastrimit të parave të këtij trafiku që po vdes çdo lloj biznesi tjetër në vend (50 % biznese të mbyllura këtë fillim viti tha ai). Pasi ka nënvijëzuar se skema përsëritet gjithmonë njësoj, se kapen vetëm peshqit e vegjël apo shoferët dhe mbeten anonimë (si në rastin e Xibrakës) kokat e trafikut Basha ka akuzuar edhe bashkinë e Erion Velisë si mekanizmin e pastrimit të parave të këtij biznesi kriminal. “Jo më kot gjatë këtij mandati janë dhënë plot 167 leje ndërtimi kur Tirana është e ngopur me apartamente” ka thënë Basha. Sipas të dhënave të parashikuara nga buxheti i këtij viti i bashkisë së Tiranës (nxjerë nga taksa e ndikimit në mjedis), parashikohen të investohen në industrinë e ndërtimit afro 300 milionë euro. Pyetja që shtrojnë specialistët është: Nga dalin këto para kur dihet se bankat kanë frikë t’a kreditojnë industrinë e ndërtimit?

Pikërisht kjo pyetje që prej kohësh qëndron pa përgjigje e ka bërë kryetarin e opozitës që sot në parlament të ngrejë hipotezën se qeveria jo vetëm e suporton biznesin kriminal të drogës, por ajo i ka ofruar atij mundësinë edhe të pastrojë paratë e tij përmes lejeve të ndërtimit në Tiranë.

©Lapsi.al

10 Comments

  1. Merr emrin e atyre qe do te ndertojne. Duke dhene nje shembull mbase behesh me i besueshem. A punon ndonje nga PD-ja apo shpifja eshte me e thjeshte?

  2. Basha duhet te turprohet kur flete per Bashkine e Tiranes ai pati shansen dhe nuk beri per kater vite as sa beri Velia per nje muaj,kete e deshmon secili tiranas objektiv.Per Bashen dhe karieren e tij politike posti i kryebashkiakut ishte jo vetem deshtim total,por edhe fundi i karires sepse askush normal nuk mund ta paramendoje nje dembel te tille ne krye te qeverise.Ai ishte provimi ne te cilin ra aq keq sa nuk do te rehabilitohet kurre.Sa te jete Basdha ne krye te PD-sekjo parti nuk do fiton zgjedhje.

    1. O Sali Krruti a po qan hallin e PD, Bashes apo duhet të qajmë hallin e Tiranës sonë të dashur??? Vërtetë Basha nuk bëri çfarë duhet të bënte për qytetin dhe për këtë Tirana e “ndëshkoi” me votë. Por kjo nuk do të thotë që Veliaj ta kthejë qytetin në pronë të tij dhe të ngulë kulla betoni në zemër të Tiranës! A e di sa kushton një m2 në ato ndërtime?? Unë (dhe ti besoj) tërë jetën të punojmë NUK E BLEJMË DOT një apartament 80m2! Pra kush i blen?? Se ndërtuesi dihet! Është paraja e pisët që e pastron Veliaj!!!

    2. me lesh negjmije ta bente basha tiranen,nga se rama i bllokoi projektet edhe pse basha kishte siguruar miljon dollar nga abu dabi e qevria japoneze.3 vite qelbesira rama nuk i dha kacidhe bashkis,ter fondin mbi 80 miljon dollar qe basha ish siguruar e perdori velija,shto dhe fondet qe rama per bashkit jepte ,vetem per tiran gjysem.me nji fjal afer 400 miljon dollar erionka i beri nja dy tri kende femijesh,nja dy sporti dhe ne 4 vite nje shesh me pllaka pederesh qe po shkaterrohen si palmat e rames.parat tjera u ben dasma,udhtime,kravat e atlete me qitjon per ramen ose kokain per te bashkin.harrova dhe er tv .

      1. ari cari.
        Ke nevoje urgjente per doktor, daku.
        Mos e neglizho se po behesh perdite e me keq. Po degradon ne menyre hiperbolike.

  3. O Sali Krruti a po qan hallin e PD, Bashes apo duhet të qajmë hallin e Tiranës sonë të dashur??? Vërtetë Basha nuk bëri çfarë duhet të bënte për qytetin dhe për këtë Tirana e “ndëshkoi” me votë. Por kjo nuk do të thotë që Veliaj ta kthejë qytetin në pronë të tij dhe të ngulë kulla betoni në zemër të Tiranës! A e di sa kushton një m2 në ato ndërtime?? Unë (dhe ti besoj) tërë jetën të punojmë NUK E BLEJMË DOT një apartament 80m2! Pra kush i blen?? Se ndërtuesi dihet! Është paraja e pisët që e pastron Veliaj!!!

  4. ahah .. kujtova se shpetoi sot Erjon Veliaj pa u pergojosur nga Lapsi…ahaha por qenkam gabuar.

    Cdo dite.. cdo dite… cdo dite… gam gam gam gam gam .

    1. xxx ik se qenefi negjmije tejmbushur esht ,nga kapja e kokaines dhe kanabisit ne shqiperi,itali e greqi,tash lloji ffrok,ndok,prenga etj me shok do ju kerkojn mallin qelbesirave rama,xhafa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu