• |
ide | kryesore

Në Kosovë vihet në skenë muzikali për Millosheviçin

Lajme, Të fundit

Një muzikal për ish-presidentin serb Sllobodan Millosheviç u shfaq të martën në Graçanicë të Kosovë, duke shkaktuar emocione të forta në vendin që ende i ka të freskëta kujtimet e luftës së përgjakshme të nisur prej tij 20 vite më parë.

Shfaqja me titull “Tregimi i Sllobodanit”, fillon me luftërat dhe përfundon me procesin gjyqësor kundër Millosheviçit në Gjykatën për krime lufte në Hagë. Ish-udhëheqësi Jugosllav u përball me më shumë se 60 akuza për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë konflikteve ballkanike të viteve 90-te, ku u vranë më shumë se 130 mijë njerëz.

Dënimi ndaj tij nuk u dha dot pasi Milloshevic vdiq në Gjykatën e Hagës në vitin 2006. Autorja e muzikalit Jelena Bogavac, tha se me gjithë reagimet që kishte ngjallur kjo shfaqje, puna e trupit teatral serb nuk paragjykon figurën e Sllobodan Milosheviçit.

Paralajmërimet për shfaqjen nxiten edhe thirrjet që ajo të mos lejohet në Kosovë, meqë, siç thuhej, “ringjallja e Millosheviçit” provokon familjet e viktimave të luftës.

Regjisori Nenad Todoroviç tha se me gjithë paralajmërimet për rrezikun, shfaqja shkoi shumë mirë. Ne premiere nuk mori pjesë asnjë udhëheqës i komunitetit serb dhe duke shprehur zhgënjimin për këtë, regjisori Todoroviç tha se Ballkani ende përballet me politika nacionaliste.

Salla nuk u mbush e tëra dhe qytetarët e komunitetit serb shprehen mendime të ndryshme për muzikalin, me disa prej tyre që e quajtën një mashtrim të madh.

1 Comment

  1. regjisor bythqiri nga vuqiq : rama e bythlepiresi i daqiq : rama.ka takur qelbesira rama vrasesit serb vuqiq,daqiq e nikoliq me shum se nene e vet ne 4 vite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu