• |
ide | kryesore

Berisha komenton sjelljen e Ramës me Robert Ndrenikën: Turp dhe vetëm turp!

Lajme, Të fundit

Sali Berisha e konsideron si të turpshëm veprimin e Edi Ramës sot në prezantimin e projektit të Teatrit të Ri Kombëtar me artistët e ftuar.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Berisha përshkruan çfarë ndodhi gjatë prezantimit, ku Rama i preu fjalën aktorit të mirënjohur Robert Ndrenika dhe i kërkoi të fliste pas prezantimit të projektit, ndërkohë që kur mbaroi prezantimi, duke u larguar nga salla iu drejtua aktorëve të vazhdonin diskutimin.

REAGIMI I SALI BERISHËS: 
I fton por nuk u jep fjalen! Turp dhe vetem turp!
Piktori deshtak apo pseudoartisti ftoi sot artistet ne kryeministri per t’ju paraqitur projektin e Teatrit Kombetar. Artisti i mirenjohur Robert Ndrenika nisi te flase nga vendi. Piktori deshtak i kthehet dhe i thote te shihte njehere projektin dhe pastaj te merrte fjalen. Nderkohe pseudoartisti Rama, sapo mbaroi paraqitja e projektit nga nje arkitekt danez, nderpreu transmetimin dhe vet u largua nga salla duke u thene te pranishmeve “une po iki, tani ju vazhdoni diskutimet”. Nje turp i papare! sb

3 Comments

  1. Me edukate dhe kulture,sillu kur ambientin e ke te tille,por kur te ndalojne edhe te thuash mendimin tend,ne ate vend ku te kane ftuar per te dhene mendime,eshte faji yt,ne se vijon te qendrosh,apo te vijosh me edukaten tende.

    1. Aktoret ose me mire ne shqiptaret nuk presim te mbaroj njehere fjalen i pari ppr perpiqemi tja nderpresim edbe nuk e kuptojne qe kur sillesh keq keq exhe te pergjigjen.

  2. Kam pas respekt deri tani si aktor per Robert Ndreniken por kur shoh qe ka rene ne lojen a Sali Berishes atehere per mua do jet askushi. thotë:

    Tes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu