• |
ide | kryesore

Pasi bashkoi votat për ligjin e policisë, LSI fton Ramën të vazhdojë bashkëpunimin

Lajme, Të fundit

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i ka bërë sot ftesën e parë kryeministrit Rama për të bashkëpunuar për problemet thelbësore nga të cilat vuajnë sot shqiptarët.

“Pa dallime politike jemi përballë një sfide të madhe të mbijetesës, jo të politikës se ajo do të mbijetojë, por të një brezi që po largohet dhe po ndihet e braktisur. Shqiptarët duhet të kthehen dhe të marrin në dorë fatet e tyre sepse situata që po kalojmë është dramatike”– tha ajo, duke theksuar se Rama nuk po reflekton.

“Nuk reflekton po nuk pranove realitetin, është njerëzore të bësh gabime, por është djallëzore kur nuk i pranon ato. Situata është kaotike, por edhe e pasigurt, për shkak të krimit të organizuar dhe overdozës qeverisëse. Kjo qeveri nuk beson te shqiptarët, ka importuar mendje të ndritura për të qeverisur shqiptarët, por ne i ftojmë të bashkëpunojmë, ashtu si bëmë me ligjin për policinë e shtetit, pa asnjë kompleks e themi këtë se për ne ka shumë rëndësi lufta kundër varfërisë dhe nxjerrja nga varfëria e 200 mijë shqiptarëve”– tha ajo.

Kryemadhi ka kërkuar që të kthehet ligji për taksat, pasi sipas saj, ai dhe nuk është cështje egoje e Ramës, por e mbijetesës së mijëra bizneseve.

2 Comments

  1. “”’ . Kjo qeveri nuk beson te shqiptarët, ka importuar mendje të ndritura për të qeverisur shqiptarët””’

    Jo moj gruaja e likes joooo… Ne si popull nuk kemi besim tek njeri tjetri..

    Pra ti i thua Rames.. hajde ti bejme punet si dime vete ne shqitaret se amerikanet dhe europianet nuk na duhen ( ose na duhen vetem atehere kur na leverdis) ..

    Une nuk kam besim as tek ty , as tek yt shoq as tek ky palloshi piktor . Sa per Berishen.. ai ha buk vec… ha buken e qoftlargut.. i biri i djlallit .

    Shume vone u kujtove moj e Ilirit. Nuk i heq dot nga qafa te hujat tani..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu