Sali Berisha, përmes ironisë, tregon se ku shkuan 3 milionë eurot që Rama i kishte premtuar për qytetin e Kavajës.
Ai publikoi në Facebook një video nga 11 qershori i vitit të kaluar, ku duket Rama që inspekton një projekt që po zbatohej në Kavajë për ndërtimin e një moli.
Videoja vazhdon me një filmim të mëvonshëm, ku duket se si janë shkatërruar pllakat e trotuarit buzë molit.
“Video/ Ja 3 milione eurot e Rames për Kavajen. Shihni ku eshte katandisur projekti elektoral sot! Sb”, shkruan Sali Berisha në Facebook.