• |
ide | kryesore

Oferta e Trump për shqiptaro-amerikanin: Ambasador i SHBA në Tiranë për të zëvëndësuar Donald Lu

Lajme, Të fundit



Një shqiptaro-amerikan, i arratisur gjatë viteve të komunizmit nga Shqipëria, thotë se iu propozua nga administrata e Trump të rikthehej si ambasador i Shteteve të Bashkuara. Bëhet fjalë për kandidatin republikan për guvernator i Konektikatit, Piter Lumaj. Të hënën Lumaj bëri publik propozimin që iu bë për të pasuar Donald Lu në detyrë.

“M’u ofrua një punë si ambasadori i ardhshëm i Shqipërisë për të përfaqësuar Shtetet e Bashkuara” tha Lumaj në një aktivitet të republikanëve. “E refuzova sepse mendoj se mund të shërbej shumë më mirë këtu sesa jashtë” e citojnë mediat lokale.
Lumaj nuk tha se kur iu bë oferta nga administrata Trump dhe po ashtu refuzoi t’i përgjigjej gazetarëve për detaje të tjera.

Peter Lumaj mbërriti në Shtetet e Bashkuara rreth 30 vite më parë dhe e nisi punën e tij si pastrues në Burger King. Pasi mësoi anglisht, nisi kolegjin në Shtetet e Bashkuara për t’u punësuar më pas si jurist në administratën e prokurorit Xhuliani. Sot ai ka një biznes në Konektikat dhe garon si guvernator i Konektikat.

Mandati i Donald Lu mbaroi në fund të vitit të kaluar, por ambasadori aktual e shtyu edhe për 6 muaj.



1 Comment

  1. Duket qe e ka humbur fodullekun e shqipove,,i lumt nuk na denjon as te na shofi me sy,,,mente elektorat Rilindas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *