Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve paralajmëroi një operacion ndaj biznesve në prill dhe maj për të mbledhur borxhet e krijuara dhe verifikuar lëshimin e kuponit tatimor.
Për këtë qëllim është miratuar edhe një Plan Operacional thuhet në njoftimin për mediat.
Ky plan ka si objekt kryesor :
-Arkëtimin e borxheve të krijuara
-Tatimpaguesit aktive që kalojnë në status pasiv, si pasojë e ndryshimit të përgjegjësisë tatimore
-Verifikimin e subjekteve për lëshimin e kuponit tatimor në vlerën reale të produktit/shërbimit krahasuar me listën e afishuar të çmimeve.
Nuk dihet nëse operacioni do të përfshijë edhe ish administruesit e rafinerisë ARMO, që rezultoi se kishin mbi 20 milion euro pa paguar në tatime. ©Lapsi.al
Kuptohet qe bletet do te nderohen me cmimin Armik i Popullit dhe Partise dhe grerezat do te marrin cmimin Grabitqare e Merituar