• |
ide | kryesore

Lajmi që trishtoi fansat, ndahet Channing Tatum dhe Jenna Dewan

Arkiva



Pas afro një dekade martesë, historia e dashurisë së aktorit të njohur Channing Tatum dhe partneres së tij Jenna Dewan është mbyllur zyrtarisht. Një nga çiftet më të dashura të Hollywoodit, prindër të një vajze, të cilën e kanë quajtur Everly kanë vendosur t’i japin fund romancës së tyre, ndërkohë që këtë vendim ata e kanë bërë publik përmes një deklarate në rrjetet sociale.Ndër të tjera, ata shkruajnë: “Përshëndetje botë! Së pari, është pak e çuditshme që ne duhet të ndajmë këtë lloj vendimi me të gjithë, por kjo është pasojë e jetës që kemi zgjedhur të bëjmë dhe në të cilën ndodhemi aktualisht. Jemi duke përjetuar një moment jo shumë të përshtatshëm në marrëdhënien tonë, por kjo është koha kur e vërteta nuk mund të shtrembërohet nga fakte alternative. Pra, ne duam të ndajmë këtë të vërtetë me të gjithë ju që doni ta mësoni atë. Kemi zgjedhur me dashuri dhe mirëkuptim që të ndahemi si çift. Ne ramë në dashuri shumë vite më parë, dhe kemi pasur një udhëtim magjik së bashku. Absolutisht asgjë nuk ka ndryshuar për sa kohë e duam njëri-tjetrin, por dashuria është një aventurë e bukur që nuk ka sekrete dhe skuta të fshehta. Kuptuam se ky është momenti për të marrë më shumë hapësira të dedikuara për secilin nga ne, dhe për vajzën tonë. Nuk duam të komentojmë përtej kësaj. Ju falenderojmë të gjithëve që respektuat privatësinë e familjes sonë, Chan&Jenna”, përfundon njoftimi i tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *