• |
ide | kryesore

Plas edhe në Ballsh, naftëtarët shpërthejnë portat e Uzinës në protesta

Lajme, Të fundit

Ndërkohë që në Tiranë po gjykohen 23 protestues nga Kukësi, në Ballsh ka shpërthyer një tjetër revoltë.


Naftëtarët e Ballshit kanë shpërthyer portat e uzinës dhe po protestojnë për të drejtat e tyre, pasi kanë një vit pa punë dhe pa iu paguar rrogat e prapambetura.


Protesta mbështetet nga sindikata e naftëtarëve dhe nga konfederata e gjithë sindikatave shqiptare, që kundërshtojnë firmosjen e kontratave individuale qe janë nënshkruar nga kompania Bylis Energy qe ka mare ne administrim uzinën e Ballshit, me një pjese te punëtoreve( 150 punonjësve).

Sipas sindikalisteve, kompania e re nuk merr përsipër asnjë detyrim te mëparshëm, as 15 pagat e prapambetura te rreth 1000 naftëtarëve. Presidenti i konfederatës se sindikatave, Taf Koleci e ka cilësuar te paligjshme këtë mënyre te lidhjes se kontratave me naftëtarët.”

2 Comments

  1. plas edhe ne ballsh dhe pritet te plas ne te gjithe shqiperine:;)))100 here kemi ber dhune ne ate vend dhe smesuam njeher qe me dhune nuk zgjidhet asgje.kemi faktet,je aty ku je se perdor forcen e jo mendjen…opozita thote revolucion,pavarsisht se para nje viti ishte vet ne pozite..ne vend te perdorin mendjen idet dhe shembulline tyre per te mar sa me shume vota,shtyjne ne dhune e klithma isterike..vete rama kur perdori dhune sfitoi nje mut..iku me bisht ne shal..bem 97 e varrosem veten se te njejtet legena i kemi prap ne krye..nuk behet lufte qe te heqesh ramen e te vesh meten apo bashen jane e njejta balte.po duke qene popull injorant manipulohemi leht..i genjejn kur u thone digjini e thyejini se do fitoni gje…vet nga gangsterrat politikan svete njeri,sbehen deshmor vete..lubonja thote qe smerret me opoziten po me poziten po mjerimi i atij vendi eshte se ska opozite jo se ka ate pozite..kur ta kuptojm do jeemi akoma duke u ankuar e duke qar halle..po injoranca ka cmimin e vet e do apo sdo do e paguash

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.