• |
ide | kryesore

Gjuriç vjen sërish sot në Kosovë, Prishtina i miraton lejen

Lajme, Të fundit



Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka dhënë leje që drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjurië, të vizitojë Kosovën, të shtunën dhe të dielën. Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se Gjuriçit i është dhënë leje të vijë në Kosovë për Pashkët ortodokse.
“Kërkesa i është aprovuar në frymën e paqes dhe mirëkuptimit, me rastin e festës së Pashkëve ortodokse” ”, ka thënë Zyberaj për Kallaxo.com.

“Pa marrë parasysh se është zyrtar, ai, si çdo secili pelegrin tjetër, e gëzon të drejtën që të lutet në cilëndo kishë që ai dëshiron”, ka shtuar ai. Zyberaj ka thënë se Gjuriçi do t’i respektojë rregullat gjatë vizitës së tij.

“Rregullat do t’i respektojë pasi është përballur dhe është njohur me realitetin e ri në Kosovë dhe nëpërmjet tij, me këtë realitet është njohur secili zyrtar i shtetit serb”, ka thënë ai. Më 26 mars, Gjuriç ishte arrestuar në Mitrovicën Veriore e pastaj është dëbuar në Serbi, për shkak se kishte hyrë në Kosovë edhepse nuk i ishte lejuar vizita. Ky veprim ka shkaktuar indinjatë tek serbët e Kosovës dhe sidomos në Beograd. Në shenjë, Lista Serbe e cila kontrollohet nga Beogradi, ka marrrë vendim të dalë nga koalicioni qeverisës në Kosovë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *