Manchester United i ka prishur festën rivalit të përjetshëm të qytetit, Manchester City-t, duke mos e lejuar ta hapë shampanjën e titullit kampion të Premierligës, 5 javë para fundit të kampionatit. Në ndeshjen e zhvilluar pasditen e së shtunës në “Etihad Stadium”, City i Guardiolës u mposht 3-2 nga United i Mourinhos.
Çdo gjë nisi siç City kishte shpresuar, pasi shënoi 2 gola në 5 minuta në pjesën e parë me Vincent Kompany dhe Gundohan. Unitedi nuk u dorëzua dhe në pjesën e dytë hyri krejtësiht ndryshe në fushë duke përmbysur rezultatin, fillimisht me 2 gola të Paul Pogba dhe Chris Smalling.
City mbetet në vendin e parë në tabelë me 84 pikë, duke e lënë United në vendin e dytë me 71 pikë. Vetëm matematika nuk e lejon City të festojë pasi çdo përmbysje është thuajse e pamundur. ©LAPSI.al