• |
ide | kryesore

Rriten shanset për Shqipërinë, Infantino pro Botërorit me 48 skuadra

Sport



Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka folur për herë të parë në lidhje me propozimin për të zhvilluar një Botëror me 48 skuadra, duke filluar që nga ai i Katarit, më 2022-shin.

Ai ka thënë se i ka pëlqyer ideja dhe se tani do të studiohen kushtet dhe mundësitë për të aplikuar një format të tillë, para se të shkohet drejt vendimit, raporton SuperSport.

“Kemi marrë një kërkesë nga Conmebol (Institucioni më i lartë i futbollit në Amerikën e Jugut) për të rritur numrin e skuadrave pjesëmarrëse në Botëror, duke filluar nga Katar 2022. Jemi duke e studiuar këtë opsion dhe duke studiuar kushtet dhe mundësitë e aplikimit. Unë besoj se do të ishte shumë interesant një Botëror me 48 skuadra, por duhet të jemi dakord të gjithë”, tha Infantino.

Aktualisht kampionatet botërore organizohen me pjesëmarrjen e 32 skuadrave, por shtimi i 16 të tjerave, do të rriste shumë shanset edhe për Shqipërinë, që të mund të marrë pjesë në eventin më të rëndësishëm të futbollit botëror, pasi do të shtohej edhe numri i skuadrave europiane që kualifikohen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *