• |
ide | kryesore

Xhafaj flet me tone të ashpra nga Elbasani: Policia do tua nxijë jetën kriminelëve

Lajme, Të fundit

Me tone të forta, nga Elbasani, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka garantuar qytetarët se policia është e angazhuar tërësisht në plotësimin e sfidave të saj të mëdha për jetën dhe sigurinë në vend dhe luftën për goditjen e grupeve kriminale.

“Policia është para disa sfidave të rëndësishme për rendin dhe sigurinë, për luftën kundër krimit të  organizuar dhe parandalimin e fenomeneve të terrorizmit. Ky prioritet i qeverisë, edhe në një plan masash për luftën kundër krimit, dhe operacioni “Forca e ligjit” është fokusuar te goditja e grupeve kriminale, që cenojnë jetën e përditshme, ekonominë dhe imazhin e vendit. Ju them sot që ky është operacion i suksesshëm, në pak muaj kemi skeduar të gjitha grupet kriminale që janë në vend, apo ushtrojnë veprimtari edhe jashtë vendit, jo vetëm kemi evidentuar se cilat janë por në drejtimin e prokurorisë kemi mundur të godasim një pjesë të rëndësishme, kemi goditur 7 të tilla me 100 persona të arrestuar drejtues apo anëtarë të tyre. Ata personalisht, por edhe asetet kriminale të krijuara prej tyre nga kjo veprimtari. Në Elbasan, kemi 2-3 grupe kriminale që i njohim shumë mirë, po punojmë për to, për të dokumentuar që shumë shpejt ti vëmë para përgjegjësisë penale, shteti është shumë më i fortë se çdo lloj krimineli. Policia do tua nxijë jetën në mënyrë që veprimtaria e tyre kriminale të përballet me drejtësinë” – tha Xhafaj.

10 Comments

  1. O zenel a Kreshnik apo Eranda, si te therrasim? po boll se late kokrren e namit, ai vend eshte ku ska me keq. Provo te kesh hall me ndonje nga kriminelet qe mbron pushteti dhe pastaj flasim bashke. Nejse e moret rrogen dhe per sot

  2. Jam i majte, pro kesaj qeverie deri diku… nuk i duroj dot shpellaret, por ama me shume ma heqin zarin keta Spamersat, te kujtdo krahu qofshin…. STOP se na cate trapin… si se kuptojne xhanem qe merret vesh nje kilometer larg qe eshte i njejti person….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu