• |
ide | kryesore

Fansat e zhgënjyer/ Ndërhyrjet tjetërsojnë Gabriel Garkon (Foto)

F1, Paparazzi



Çfarë ka ndodhur me fytyrën më të bukur të Italisë, Gabriel Garko?  Kjo është pyetja që po qarkullon pa pushim në rrjetet sociale dhe jo vetëm, pas shfaqjes së tij si I ftuar special në “Ballando con le stelle” (Dancing With the stars). Interpretuesi I disa filmave dhe serialeve të sukseshëm dukej I  fryrë, aq I fryrë sa qe e pamundur të njihej. Lëvizjet e Gabriel për të fshehur fytyrën nga kamerat dështuan. Megjithatë, ishte vetë aktori ai që sqaroi gjithçka. Gjatë transmetimit të këtij emisioni Gabriel Garko pranoj se sapo kishte dalë nga një operacion plastik dhe së shpejti fytyra e tij do të normalizohej. Përveç atyre që u zhgënjyen dhe reagun negativisht qëndronin dhe fansat e shqetësuar duke thënë se bukuria e Garkos “vdiq” nga ndërhyrjet estetike. Duke pritur që pamja e tij të rikthehet po aq e bukur si më parë, kujtojmë se edhe në vitin 2017-të Garko është akuzuar për të njëjtën gjë në emisionin “C’e posta per te” (Ka një mesazh për ty) por ai i hodhi poshtë si lajme të rreme. Fansa dhe admirues të shumtë janë në pritje të zgjidhjes së këtij “misteri”.

Së shpejti Gabriel Garkon do ta shohim në rolin kryesor të një filmi që I dedikohet Lazaratit. Filmi bën fjalë për fshatin e drogës dhe luftën ndaj policisë, situatë e ndodhur disa vite më parë në fshatin më të njohur të Shqipërisë.

©LAPSI.AL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *