• |
ide | kryesore

Flakët në fabrikën e riciklimit, Berisha: Janë mijëra qytetarë të rrezikuar!

Lajme, Të fundit



Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me zjarrin që shkrumboi fabrikën e riciklimit në Kashar dhe pasojat që shkakton tymi toksik dhe kancerogjen për mijëra banorë të Tiranës. Berisha shkruan se bashkia dhe qeveria nuk morën asnjë masë për situatën e krijuar, nuk bënë asnjë evakuim apo gjendje emergjence.

“Rrezikohet nga gazra helmuese jeta e dhjetra mijëra qytetarëve!

Te dashur miq, re të zezë gjigande tymi toksik helmues dhe kancerogjen mbulojnë Tiranën nga djegia e fabrikës së madhe të plastikës në Kashar! Helmet e djegies së lendeve plastike dhe solventeve të tyre janë shumë të rrezikshme, toksike dhe kancerogjene!

Bashkia dhe qeveria asnjë mase, asnjë evkuim apo gjendje emergjence civile. Qytetarët e Kasharit dhe Tiranës në mëshirë të fatit!”, shkruan Berisha.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *